Home » Ndërkombëtare » Ramës në Berlin iu kërkua gjykimi i Tahirit

Ramës në Berlin iu kërkua gjykimi i Tahirit

Kancelarja Angela Merkel pas takimit nuk dha asnjë sinjal për të orientuar dëgjuesin se a do të votojë Gjermania pro hapjes së negociatave, apo do ta shtyjë këtë vendim për një moment më të përshtatshëm.

Vizita e parë e kryeministrit shqiptar, Edi Rama menjëherë pas rekomandimit të Komisionit të BE-së për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në Berlin nuk ka shkuar ashtu më së miri.

Kancelarja Angela Merkel pas takimit nuk dha asnjë sinjal për të orientuar dëgjuesin se a do të votojë Gjermania pro hapjes së negociatave, apo do ta shtyjë këtë vendim për një moment më të përshtatshëm.

Ndërsa veç lëvdatave për arritjet në procesin e Vettingut, ministri gjerman për Evropën, Michael Roth nuk harroi t’i kujtonte mikut të tij socialist, se reforma gjyqësore pa një proces kundër ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, nuk mund të bëhet.

Siç raporton DW, ai ka thënë se ndaj tij duhet filluar procesi gjyqësor për të dëshmuar kështu se pavarësia e gjyqësorit me të vërtetë funksionon.

Paloka: Pa Tahirin para drejtësisë, Gjermania s’hap negociatat

Pavarësisht optimizmit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për mbështetjen e Gjermanisë për hapjen e negociatave, Partia Demokratike nuk mendon kështu.

Deputeti i kësaj partie Edi Paloka ka thënë se ka vetëm një mënyrë që Gjermania të japë dritën jeshile për negociatat.

“Pa Saimir Tahirin para drejtësisë, BE do të jetë një derë e mbyllur për Shqipërinë. Nuk ka vend për optimizëm për sa kohë Edi Rama nuk ka përmbushur detyrat, të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, të shkëpusë lidhjet e krimit me politikën. Këto janë parakushtet e vendosura nga Berlini”, theksoi Paloka.

Rama e pranon se për “Tahirin” u fol në Bundestag

Edi Rama me t’u kthyer nga vizita e tij në Gjermani në një konferencë për media në aeroportin e Rinasit ka thënë se gjatë bisedimeve me zyrtarët e lartë të shtetit gjerman është diskutuar edhe për çështjen e ish-ministrit Saimir Tahiri.

“Kemi folur në detaje për të gjitha aspektet e raportit të progresit, për ecurinë në pesë prioritete, për ecurinë e reformës në drejtësi dhe patjetër për progresin e bërë me Vettingun, që ka një vëmendje të veçantë nga të gjithë, edhe nga kancelarja. Është bërë një pyetje në Komisionin e Çështjeve Evropiane për këtë çështje dhe pozicionin tonë në këtë proces”, ka deklaruar Rama.

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch