Ramiz TAFILAJ, Drejtori i Përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve”  ishte i Ftuar Nderi në Shtëpinë e Bardhë, në Festën e Krishtlindjeve

Read Time:1 Minute, 37 Second

Nga Ramiz LUSHAJ – Tiranë

Z. RAMIZ TAFILAJ, Drejtor i Përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve”, ishte i FTUAR NDERI në SHTËPINË e BARDHË, në Uashington D.C., në “Festën e Festave”, për KRISHTLINDJE, ku përshendeti edhe SH.T.Z. Joe BIDEN– President i Shtetve të Bashkuara të Amerikës.

Ky është një vlerësim i lartë dhe nderim i vecantë për “Gazetën e Alpeve”, për Bordin Botues Ndërkombëtar të saj, për Redaksinë e Rrjetin e Kordinatorëve të saj, për lexuesit e saj në Shqipëri e Kosovë, në Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut, në Luginën e Preshevës e Sanxhak, në Mërgata Shqiptare në Botë.

Vite më herët, Z. Ramiz Tafilaj, biznesmen, filantrop, botues, veprimtar shoqëror në Amerikë e Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, është dekoruar nga Presidenti i SHBA për Arritje Jetësore dhe nga Presidenti I Shqipërisë me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”, shpallur “Qytetar Nderi” në Vushtrri të Kosovës dhe në Pukë të Shqipërisë, nderuar me tituj/cmime nga Takime/Kuvende të “Gazeta e Alpeve” si “Krenaria e Alpeve Shqiptare” dhe “Mark Krasniqi.

Shtëpia e Bardhë ishte shndërruar në një shtëpi përrallash për Festat e Fundvititme 98 pemë Krishtlindjesh, 72 kurorë dhe rreth 4.5 kilometra fjongo e miliona drita vezulluese në mjediset e saj.

Në Festën e Madhe të Krishtlindjeve në Shtëpinë Bardhë, Z. Ramiz TAFILAJ, ishte i Ftuar Nderi sëbashku me vajzën e tij, Znj. Besa TAFILAJ-PINCHOTTI, Drejtore Ekzekutive e Organizatës së Familjeve të Ushtarakëve të Amerikës (National Military Family Association -NMFA), e cila është një mike e mirë e “Gazeta e Alpeve” dhe ishte e Ftuar Nderi e Pjesmarrëse elitare në “Kuvendin Kombëtar të Alpeve” në Vermosh-Kelmend të Malësisë së Madhe, 31 korrik 2022 (ku u dekorua me Cmimin e Lartë “Elena Gjika”), në Takimi i Tretë Kombëtar i Plavë-Gucisë, 1 gusht 2022, si dhe ka përshendetur me video-mesazh nga Amerika disa Takime/Kuvende, sic ishte edhe “Takimi i Madh i Tiranës” i 12 dhjetorit 2023.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Nga 1 janari Qeveria e Serbisë vendos t’i lejojë veturat me targa RKS
Next post <strong>Skënder Kapiti dhe kritika ndëshkimore mediatike  e tij mbi sistemine drejtësisë në Shqipëri</strong>