
Ramush Haradinaj: Nuk dua të bëhem kryeministër, vetëm dua ta rrëzojmë Kurtin
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk ka ambicie për ta marrë pozitën e kryeministrit, nëse përmes mocionit rrëzohet Albin Kurti.
Ai ka kërkuar nga pjesa tjetër e opozitës, PDK dhe LDK që të përkrahin mocionin e ta rrëzojnë Kurtin, siç thotë ai “për shkak të rrezikut që i kanoset Kosovës”.
Ai ka thënë se do të binin dakord për një kandidat për kryeministër, qoftë edhe nga radhët e VV-së nëse pranon pikat e koalicionit që janë kthimi i besimit të aleatëve, dëpërshkallëzimi i situatës në Veri.
“Ju siguroj që mocioni nuk është për pushtet, nuk jam kandidat dhe nuk do të jem kandidat për kryetar qeverie, kur të rrëzohet Kurti jam i hapur për këdo që biem dakord ne bashkë. Do ta bëjmë një plan disa pikash, kthimin e besimit të aleatëve tanë, depërshkallëzimin e situatës, fokusim ekonomik dhe anëtarësim në NATO”, ka thënë Haradinaj.
Më shumë storie
Richard Grenell: Bashkësia ndërkombëtare, e bashkuar kundër Kurtit
Deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se gjatë qeverisjes së tij, Kosova i ka pasur marrëdhëniet më të mira me SHBA-në,...
Bekim Jashari flet për rezistencën e familjes, 27 vjet më parë
27 vjet më parë, forca të Policisë serbe kryen sulmin e dytë mbi familjen Jashari në Prekaz. Sulmi filloi ende...
Richard Verma: Koordinimi mes qeverive tona, thelbësor për partneritet konstruktiv
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma, zhvilloi një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti,...
Kërcënohet Albin Kurti në emër të `Brigada Sever`, arrestohet një person
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda - DHKOKR Prishtinë ka njoftuar se më 7 janar 2025 ka iniciuar një...
Hasan Dakaj lirohet nga burgu i Serbisë, mbërrin në Kosovë
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, është liruar sot nga burgu në Serbi, teksa pasdite ka mbërritur në...
Sot është Dita e Veteranëve të UÇK-së
Sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor. Kjo ditë përkujton sakrificën, angazhimin...
Average Rating