Home » Lajme, Vendore » Reagim – Bujanoc: Foltorja e Kuvendit komunal, keqpërdoret për qëllime partiake

Reagim – Bujanoc: Foltorja e Kuvendit komunal, keqpërdoret për qëllime partiake

bujanoci - komunaPartia Republikane, seancën e fundit, të Kuvendit Komunal në Bujanoc, e vlerëson të manipuluar nga koalicioni qeverisës, i cili foltoren e tij, e keqpërdor për reklamime partiake, duke krijuar skena jo të hijshme për qytetarët dhe opinionin.

 

Foltorja e Kuvendit Komunal në Bujanoc, ka vite, që është uzurpuar nga partitë politike udhëheqëse të këtij institucioni të lartë, i cili gjithnjë po e tregon veten jo efikas, jo stabil dhe jo përgjegjës.

Partia Republikane, konstaton se Kuvendi Komunal, është organi më i lartë i pushtetit vendor, në të cilin bien akte dhe vendimi të dobishme për të gjithë qytetarët e saj, pa dallime përkatësie etnike, partiake dhe fetare.

 

Ky Kuvend, duhet të jetë shembull për të mirë, e jo foltorja e tij të shërbej si arenë e përleshjeve partiake, revanshizmave dhe degradimeve politike.

Qytetarët i kanë votuar të besuarit e tyre, që t’i përfaqësojnë ata në parlamentin lokal, në mënyrë që zëri i tyre të artikulohet me rrugë institucionale, e jo të reklamohen ambiciet partiake të personave, të cilët gjithnjë po ia humbim kuptimin dhe fuqinë, që ka institucioni më i lartë i vendit.

 

Keqpërdorimi i Foltores së Kuvendit Komunal, për qëllime partiake, në seancën e fundit e arriti kulmin e udhëheqjes së dobët, stërzgjatjes dhe monotonisë e cila shpesh manifestohej me ndërprerje akuza dhe replika jo konstruktive. Censurimi dhe mospërfillja e propozimit të këshilltarëve për zgjerimin e rendit të ditës, tregon fytyrën autoritare të një pushteti, i cili ka ngulfatur lirinë e shprehjes.

 

Moslejimi i futjes në rend të ditës të për votimin e vullnetit politik të këshilltarëve për një Asociacion komunash, të paraparë edhe me vet rregulloren e Kuvendit dhe të atyre, që ia vunë themelet asaj, tregon për mungesën e paaftësinë institucionale dhe fuqizimit të kësaj iniciative e lëre më të jetësimit të saj.

 

Kuvendi komunal, duhet të jetë transparent dhe sa më afër qytetarëve, në mënyrë që ata përmes të zgjedhurve të tyre t’i shtrojnë dhe t’i zgjidhin kërkesat për kushte më të mira jetësore, mirëqenie sociale dhe avancim politik, thuhet në reagimin e Partisë Republikane, të nënshkruar nga kryetrari i saj Avdil Ramadani.

 

 

Bujanoc, 17.09.2015

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress