Përkitazi me shkrimin tendencioz “Daullet bien për ata që kanë veshë”, të publikuar në portalet: “bujanoci.info”, “presheva.com” e “kosovalindore.com”, më 06.09.2011.
Pamfleti politik “Daullet bien për ata që kanë veshë”, të publikuar së pari në portalin: “bujanoci.info”, e më vonë në portalet: “presheva.com” e “kosovalindore.com”, nuk është i autorit Sevdail Hyseni, por i një grupi gazetarucësh, të cilët si struci me kokën në zall, mundohen problemet t’ia veshin tjetërkujt.
Unë Sevdail Hyseni, nuk jam autor i këtij shkrimi të pavlerë, të njëanshëm dhe me plot të pavërteta dhe gabime gjuhësore.
Këta persona, të cilët fshihen pas emrit tim, janë pseudogazetarë e pseudointelektualë, të cilët po mundohen të manipulojnë me emrin tim, për qëllime të caktuara politike.
Tamam në kohën kur na duhet uniteti, bashkimi dhe unifikimi i faktorit politik shqiptar rreth aksioneve të përbashkëta për më shumë të drejta në sferën e lirisë së fjalës së shkruar, informimit, kulturës, arsimit etj, dalin në skenë disa persona, mjerisht anonimusë, për ta përçarë elementin shqiptar në Luginën e Preshevës dhe për të çuar ujë në mulli të armikut.
Kërkoj nga portalet, që e kanë publikuar këtë shkrim tendencioz në emrin tim, t’a heqin nga webfaqet e tyre këtë pamflet politik dhe të kërkojnë falje, nga unë personalisht, nga lexuesit dhe komentuesit, qofshin ata real apo fiktiv, për përmbajtje dhe maturi.
Sevdail Hyseni – drejtor i RTV Bujanocit dhe Revistës “Perspektiva”
KosovaLindore.Com: Fatkeqësisht kanë filluar të na përsëriten gjëra të pahijshme dhe jo-serioze nga njerëz të pa-ndërgjegjshëm. Ky është imejli që ka dërguar artikullin “Daullet bien për ata që kanë veshë”, në emër të Sevdail Hysenit:
Me gjasë po del që baci ka thënë diçka në mbrëmje, të cilës as vet nuk i ka besuar në mëngjes. E tani kinse pe demantoj, ngase megjithatë e di fare mirë që ai nuk vie në maja të pushtetit.
hahaha,e more patriot i shitur qe je i lidhur keyekput me kryeshefin e MUP-it ne Bujanoc i njohur si “TITA” e ketu del shet men kuku per neve kush ka mbet patriot,1000 euro per nje leternjeoftim apo ……..