Takimet Tradicionale të Vendlindjes në Malësinë e Bujanocit që nga viti 2005 janë organizuar ga shoqata “Vatra”. Mirëpo, këtë vit për arsye tani më të njohura, përkatësisht për shkak të pamundësisë që të dalin qytetarët me tabela KS-RKS, për shkak të sigurisë e problemeve tjera, nuk janë organizuar takime te vendlindjes në fshatrat e Malësisë.
Megjithate, përkundër këtyre pengesave, fshati Priboc organizoi mbajtjen e takimit të vendlindjes, më datë 22.07.2012.
Mirëpo, kufiri në fshatin Muhoc i kontrolluar nga policia serbe një numër të caktuar qytetarësh lejoi të kalonte kufirin, ndërsa një pjesë i ktheu me pretekstin se nuk e kanë bërë pagesën e taksës kufitare dhe nuk kanë letërnjoftime të Serbisë.
Ashtu si gjithëherë që paraqet pengesa për shqiptarët, regjimi serb edhe kësaj here sikur nuk ishte i gatshëm t’i lejon qytetarët të vizitojnë pronat e varret e të parëve edhe për një ditë.
Këmbëngultësia e qytetarëve dhe ndihmesa e komunës së Bujanocit, pas dy orë ndalese në këtë punkt banorët u lejuan të kalojnë kufirin. Kjo ishte një maltretim në këtë vapë për fëmijët gratë dhe të gjithë pjesëmarrësit. e takimit. Më pas takimi u mbajt në fshatin Priboc dhe nuk pati probleme.
Gjilan, më 22.07.2012 Shoqata”Vatra” Zyra për informim
Ismet Tafili