Home » Lajme, Vendore » Reagim – INJORIMI I DYGJUHËSISË NË KOMUNËN E BUJANOCIT

Reagim – INJORIMI I DYGJUHËSISË NË KOMUNËN E BUJANOCIT

PR Logo

 

 

 

PARTIA REPUBLIKANE

Partia Republikane, reagon ashpër ndaj zyrtarëve komunal në Bujanoc, të cilët nuk po i përmbahen statutit dhe rregullores së qeverisjes lokale, për zbatimin në praktikë të dygjuhësisë në jetën publike.

Ky defekt i qeverisjes lokale, ka vënë në rrezik përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, e cila është e lejuar me ligj të përdoret në organet komunale dhe shtetërore.

Përveç diskriminimit, që po pëson gjuha shqipe, gjatë miratimit të akteve zyrtare dhe materialeve të tjera të dala nga Këshilli komunal dhe i Asamblesë komunale, injorimi i gjuhës shqipe po haset edhe nëpër mbishkrimet e rrugëve dhe shesheve. Krejt do të ishte normale në vendbanimet krejtësisht shqiptare mbishkrimi të fillojë në gjuhën shqipe dhe anasjelltas për vendabimet etnikisht serbe të fillojë në gjuhën serbe.

Këtë dukuri zyrtarët e komunës e arsyetojnë me mungesë të përkthyesve profesionalë dhe lektorëve gjuhësorë, çka është qesharake kur dihet se rreth 9 ndërmarrje, që kanë për themelues Komunën e Bujanocit, kanë mundësi financiare të inkuadrojnë kuadro të këtilla.

Si mund të arsyetohet pushteti lokal në mungesë të fondeve dhe përkthyesve, kur dihet se NP “Direksioni për ndërtim”, vetëm këtë vit ka harxhuar me mijëra euro për sinjalizimin e rrugëve të qytetit e me ato para ka mundur t’i punësoj dy-tre përkthyes.

Partia Republikane, kërkon nga organet komunale dhe ato shtetërore, të heqin dorë nga mentaliteti i mbrapshtë i diskriminimi të gjuhës shqipe, e cila ndonëse në letër është e pranuar zyrtarisht si gjuhë e barabartë me gjuhën serbe, ajo edhe më tej nuk zbatohet në praktikë, mjerisht edhe nga  vet shqiptarët në pushtet.

 

 

 

Bujanoc, më 15.12.2015                                                         PARTIA REPUBLIKANE

  • Këshilli komunal në Bujanoc

Avdil Ramdani – kryetar

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress