Home » Lajme, Vendore » Reagim – UZURPIMI I ADMINISTRATËS PËR VERIFIKIMIN E NËNSHKRIMEVE

Reagim – UZURPIMI I ADMINISTRATËS PËR VERIFIKIMIN E NËNSHKRIMEVE

Perspektiva logoShoqëria Civile “Perspektiva”, reagon ndaj shërbimit të Administratës komunale të Bujanocit, e cila në mënyrë arbitrare ka refuzuar kërkesën e kësaj shoqate, për verifikimin e deklaratave për zgjedhjet e Këshillave të pakicave kombëtare në Serbi, të cilat do të mbahen, më 26 tetor, të këtij viti.

Kryeshefi i Administratës komunale, Nasim Rexhepi, i dirigjuar nga eprori i tij, hedh poshtë kërkesën e Shoqëria Civile “Perspektiva”, me arsyetimin se, të hënën e 6 tetorit, po të njëjtën ditë partia në pushtet e Nagip Arifit, paska caktuar tre punkte për grumbullimin e deklaratave dhe verifikimin e tyre, nga punëtorët e administratës!

Në qoftë se janë vetëm tre punëtorë administrativ, që merren me verifikimin e deklaratave, nuk do të thotë se që të tre, të caktohen për partitë pushtetare, e asnjë për shoqatën joqeveritare!

Ky veprim i Administratës komunale në Bujanoc, është një shembull i keq i një pushteti, i cili nuk zgjedh mjete e metoda për tu ngjitur shkallëve të Këshillit të ardhshëm nacional!. Me një fjalë e “kënaqi”, qeverisjen lokale e tashti dëshiron ta “skapit” edhe Këshillin Nacional!

Pavarësisht nga pengesa anticivilizuese e pushtetit lokal në Bujanoc, dhe pengesave të tjera të natyrës shantazuese Shoqëria Civile “Perspektiva”, do të gjej rrugë tjera për të grumbulluar deklaratat e mbështetësve të Listës për “Ardhmërinë e shqiptarëve në Serbi”.

Shoqëria Civile “Perspektiva”, njofton simpatizuesit e vetë se të hënën e 6 tetorit 2014, nga ora 10, bëhet vazhdimi i verifikimit të nënshkrimeve për përkrahjen e Listës zgjedhore të kësaj shoqate joqeveritare, e cila merr pjesë aktive në këto procese të rëndësishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

 

 

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch