Rregulli i pashkruar i futbollit është përsëritur në ndeshjen Real Madrid – Malaga.
Mysafirët shënuan në minutat e fundit për barazim 1-1, pasi Reali lëshoi shumë raste të mira shënimi.
Mbretërit kaluan të parët në epërsi. Golin e shënoi sulmuesi francez, Karim Benzema në minutën e 35′. Por në minutat në vazhdim, Reali ka humbur dhjetëra raste të mira shënimi duke mos pasur fat. Kur të gjithë prisnin të përfundonte ndeshja me këtë rezultat, nga një goditje e lirë dënimi gjendet Cazorla i cili nga rreth 30m barazon për 1-1.
Reali ka lëshuar dy pikë të vlefshme në garën për titull, duke grumbulluar 71 pikë ndërsa Barcelona është në vendin e dytë me tetë pikë pas.