Tri Organizatat Joqeveritare nga Bujanoci, “HORIZONTI”, “VËLLAZËRIMI” dhe “GURI I ZI”, me sukses kanë realizuar projektin “Solidarizimi me familjet në nevojë”.
Në pragë të festës së “ Kurban Bajramit ” tri organizatat në fjalë u bashkuan për ti ndihmuar skamnorët e këtij rajoni duke e realizuar projketin “Solidarizimi me familjet në nevojë”.
Ky projekt kishte për qëllim grumbullimin e mjeteve financiare dhe artikujve ushqimor për t’u solidarizuar me familjet me kushte të rënda ekonomike në ditën e Kurban Bajramit.
Fillimisht ishte organizuar një turnir humanitar i cili u zhvillua në qendrën sportive “Rinia”në Bujanoc.
Ndërkaq me këtë rast i’u është durguar nga një kërkesë të gjitha subjekteve poltike shqiptare që veprojnë në Bujanoc, Bashkësisë Islame, Këshillit Nacional si dhe organizatave private që edhe ata të solidarizohen me të varfërit me mundësitë e tyre me çrast disa prej tyre i’u përgjigjën pozitivisht këtij askioni si kryetari i komunës së Bujancit dhe ai i Këshillit Nacional.
Ndërkohë me mjetet e tubuara të turnirit si dhe nga mjetet e tubuara nga njerëzit e vullnetit të mirë janë blerë gjëra ushqimore, ku gjatë ditës së enjte dhe ditës së premte i’u kanë shpërndarë të gjitha familjeve me kushte të rënda materiale në komunën e Bujanocit.
Këto ndihma materiale janë shpërndarë në fshatin Tërnoc, Maltërnoc, Turi, Lluqan, Nesalcë, Osallarë, Letovicë, Bilaç, Somolicë dhe në qytetetin e Bujanocit ku janë përfshirë të gjitha familjet që janë në varfëri të skajshme.
Këshilli Organizativ i tri Shoqatave falënderon të gjithë ata të cilët i’u bashkangjitën këtij aksioni duke filluar nga ata që ishin pjesëmarrës të turnirit humanitarë, por ashtu edhe ata të cilët ndihmuan me mjete materile projketin në fjalë e që nga këto mjete buzqeshën shum familje me rastin e dhënies së paketave për nderë të festës së Kurban Bajramit, po ashtu falënderojmë të gjitha ata të cilët sa do pak ndihmuan në këtë projekt.
Këshilli Organizativ po ashtu falënderon edhe dy televizionet lokale RTV Spektri dhe RTV Bujanocin për përcjelljen e aktiviteteve dhe përcjelljen e njoftimit të turnirit humanitarë, po ashtu falnderojnë edhe faqet e internetit, www.presheva.com , www.preshevaneçs.net, www.bujanoci.net , www.bujanoci.info , www.kosovalindore.com , www.preshevasot.com dhe gazetën Nacionali të cilët na ndihmuan për realizimin e projektit.
Me këtë rast shfrytëzojmë rastin të gjithë besimtarëve të fesë islame t’u urojmë festën e Kurban Bajramit le të mbretërojë paqa, mëshira dhe dashuria në çdo familje.
Të nderuar vëllezër të kombit dhe fesë, aksioni për ti ndimuar familjet në nevojë do të vazhdoj edhe në të ardhmen, ndaj të gjithë ata të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e këtij karvani që sjellë buzëqeshje në çdo familje, çdo herë mund të bashkangjitet, ejani bëhuni pjesë e këtij zinxhiri, le të gëzoj edhe ndihma jotë një njeri, eja se nesër mund të bëhet vonë sepse atëherë do të peshojnë vetëm veprat tuaja kurse pallatet tuaja nuk do të kenë aspak vlerë.
Nga Këshilli organizativ