Home » Lajme, Vendore » REPUBLIKANËT UROJNË FESTËN E KURBAN BAJRAMIT

REPUBLIKANËT UROJNË FESTËN E KURBAN BAJRAMIT

KURBAN BAJRAMIKryetari i Partisë Republikane, Këshilli komunal për Bujanoc, z. Avdil Ramadani, ua uron gjithë qytetarëve të besimit islam, Festën e Kurban Bajramit.

 

Mesazhi i republikanëve del nga dëshira, që festa e Kurban Bajramit, t’i gjejë njerëzit e bashkuar, në gëzimet familjare dhe në lutjet drejtuar Zotit.

 

Kurban Bajrami, është një festë, që manifestohet përmes Haxhit dhe prerjes së Kurbanit, begaton sofrat e nevojtarëve,bashkon njerëzit në solidaritet, mirësi dhe dashamirësi mes vete, ndaj drita e kësaj dite festive le t’i ngroh të gjitha zemrat e myslimanëve të Luginës së Preshevës dhe rajonit, thuhet në përgëzimin e kryetarit të Partisë Republikane për Bujanoc z. Avdil Ramadani.

 

 

Bujanoc, 23.09.2015

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress