Dje, u mbajt seanca e katërt e Kuvendit komunal të Preshevës ku kishte debate të nxehta mes pozitës dhe opozitës për disa pika ku pjesa e mbetur e PDSH-së prej 4 këshilltarëve me në krye z. Ragmi Mustafën patën përplasje brenda vetë grupit të të njëjtit subjekt politik por të ndarë në pozicione.
Pas seancës së katërt të Kuvendit komunal në Preshevë, Kuvendi vazhdoi me pikën e mbetur nga seanca e parë me ç’rast është zgjedhur zëvendës kryetari i komunës së Preshevës, magjistri i shkencave politike z.Reshat Neziri.
Në këtë seancë, me 21 vota për, këshilltari nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare, në mungesë të katër këshilltarëve të të njëjtit subjekt politik nga 14 që numron nga zgjedhjet e fundit lokale, në Kuvend u zgjodh si zëvendës kryetar i Komunës.
Magjistër Reshat Neziri për dy mandate ka qenë drejtori i Rtv Preshevës ndërsa për herë të dytë po rizgjedhet si zv.kryetarë i Komunës së Preshevës.
Si ushtrues detyre deri tani këtë funksion e ka kryer ish- zëvendës kryetari i komunës në shkarkim z. Xhelal Mehmeti, tani ndihmës kryetarë i Komunës së Preshevës.