Home » Lajme, Vendore » Rezultatet e fundit që janë nxjerrë nga të gjitha kutiat e votimit, përfshirë edhe vendvotimin Nr-5 në Preshevë

Rezultatet e fundit që janë nxjerrë nga të gjitha kutiat e votimit, përfshirë edhe vendvotimin Nr-5 në Preshevë

Sipas rezultateve e dhëna prej komisionerëve nga vendvotimet ku kanë qenë prezent duke u mbështetur në formulën e “DON’T-it”, del se APN e Shqiprim Arifit ka grumbulluar 6,862 vota (16+1  këshilltarë), PDSH-ja e Ragmi Mustafës 5030 vota(11+1), PVD e Riza Halimit 2792 vota (6), LR-PDSH e Sami Salihut 1792 vota (4 këshilltarë) ndërsa lista serbe dhe tri parti tjera shqiptare (BDL&NRP, PD dhe UDSH), nuk kanë mundur ta kalojnë pragun e lejuar ligjor.

Në Preshevës sipas komisionit komunal zgjedhor ku kryesisht përbëhet prej mbështetësve të Ragmi Mustafës dhe Riza Halimit, votimi do të përsëritet në 6 vendvotime: Në Caravajkë, vendvotimet në qytet,  numër 2,4,5,7 dhe 8.

Sipas informacioneve nga partia e APN-së, është proceduar ankesa në gjykatën administrative për shqyrtimin e vendimit të pa arsyeshëm dhe tendencioz që ka marrë ky komision politik zgjedhorë i instaluar para shum kohësh nga z. Mustafa e që për shkaqe ligjore nuk ka pasur mundësi të ndryshohet me një komision profesional të pavarur.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch