
Riad: Nis samiti i përbashkët i Ligës Arabe dhe OBI-së për zhvillimet në Gaza
Në samit do të diskutohen “zhvillimet e rrezikshme” që po ndodhin në Rripin e Gazës dhe territoret palestineze
Sot në kryeqytetin saudit Riad filloi samiti i përbashkët i jashtëzakonshëm arabo-islam për të diskutuar “zhvillimet e rrezikshme” që po ndodhin në Rripin e Gazës dhe territoret palestineze, transmeton Anadolu.
Sipas mediave zyrtare saudite, liderët dhe përfaqësuesit e Ligës Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) po marrin pjesë në samitin që përkon me bombardimet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës për të 36-ën ditë.
Përpara fillimit të samitit, ministrat e jashtëm të vendeve arabe dhe islame mbajtën një takim përgatitor për samitin në Riad, me qëllim “konsensusin mbi draft-deklaratën përfundimtare të samitit mbi qëndrimin e unifikuar kolektiv arab dhe islam”, sipas Agjencinë zyrtare egjiptiane të Lajmeve të Lindjes së Mesme.
Sot herët, Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite tha se pas konsultimeve do të mbahet të shtunën samit i përbashkët arabo-islam lidhur me zhvillimet në Rripin e Gazës, në vend të dy samiteve.
Ajo tha se Gaza dhe territoret palestineze janë “dëshmitarë të zhvillimeve të rrezikshme dhe të paprecedentë që kërkojnë unitet arab dhe islam për t’u përballur me ta dhe për të frenuar pasojat e tyre” raporton anadolu agency shqip.
Më shumë storie
Donald Trump: Gjatë mandatit të parë e ndala shpërthimin e luftës Kosovë-Serbi
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Irani dhe Izraeli duhet dhe do të arrijnë marrëveshje, derisa ka përmendur edhe...
Sërish refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati: Vendimi është paragjykues
Refuzohet sërish lirimi i përkohshëm për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas Jakup Krasniqit, edhe Kadri Veselit dhe Rexhep...
Irani fillon sulmet ndaj Izraelit
Sirenat e sulmeve ajrore kanë rënë në Tel-Aviv mbrëmjen e së premtes, duke ngjallur frikë dhe pasiguri mes qytetarëve. Sipas...
Izraeli nis sulme ajrore në Teheran, aktivizohet mbrojtja ajrore iraniane
Mbrojtja ajrore në të gjithë Iranin është aktivizuar ndërsa sulme të reja ajrore kanë shënjestruar kryeqytetin Teheran të premten në...
Dialogu Kosovë-Serbi, Sorensen paralajmëron takim të nivelit të lartë
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka shkruar në “X”, në lidhje me takimin trilateral që u...
Tragjedia në Grac të Austrisë: Konfirmohet vrasja e vajzës nga Vitia
Tashmë është konfirmuar se në mesin e 9 personave të vrarë, në sulmin tragjik, në shkollën e mesme në Grac...
Average Rating