Richard Grenell: Bashkësia ndërkombëtare, e bashkuar kundër Kurtit

Read Time:3 Minute, 25 Second

Deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se gjatë qeverisjes së tij, Kosova i ka pasur marrëdhëniet më të mira me SHBA-në, është quajtur mashtrim nga Richard Grenell – Emisar për Misione të Posaçme i presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Sipas tij, Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme as gjatë mandatit të parë të Trumpit, as gjatë mandatit të Bidenit, tek ka shtuar se kundër kryeministrit aktual të Kosovës është e gjithë bashkësia ndërkombëtare. Qeveria nuk e ka komentuar këtë deklaratë

Emisari për Misione të Posaçme i SHBA-së, Richard Grenell, i ka quajtur mashtrim deklaratat e kryeministrit Albin Kurti se krahasuar me qeveritë paraprake, kjo aktualja e drejtuar prej tij, ka pasur marrëdhëniet më të mira me Washingtonin. 

Madje ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi ka shkruar në platformën “X” se bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Albin Kurtit.

“Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje amerikane të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump. Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni. “Kam shumë miq në Kosovë dhe Shqipëri…dhe shumë miq në Serbi dhe në mbarë rajonin. Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë drejt paqes për të gjithë në Ballkan. Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm”. 

Ai ka shtuar se kompanitë amerikane po zgjerohen në vendet e rajonit, si Shqipëria dhe Serbia, por jo edhe në Kosovë, për shkak të kryeministrit Kurti, sipas tij.

“Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme as gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Bidenit.  Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit. Kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit”, ka shkruar Grenell.

Në qeverinë e Kosovës nuk kanë pranuar të komentojnë mbi deklaratat e Grenellit. 
E ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani thotë se deklaratat e tilla duhet të merren seriozisht meqë vijnë nga një zyrtar i lartë i administratës aktuale. 

“Thënë ndryshe, tani nuk bëhet fjalë për zotin Grenell si një ish-zyrtar që analizonte dhe fliste për Kosovën dhe liderët e saj në emër të mendimit të lirë, por për zotin Grenell që përcjell mesazhin e qartë të kësaj administrate. Për pasojë, kjo duhet marrë shumë seriozisht nga zoti Kurti, liderët e Kosovës dhe nga vetë qytetarët e saj”, ka thënë Hasani. 

Tek ka folur për veprimet që duhet ndërmarrë në funksion të ndreqjes së raporteve me SHBA-në, Hasani ka shtuar se fjala e dhënë duhet të mbahet. 

“Gabimi më i madh që ka bërë z. Kurti ka qenë devijimi nga zotimet e marra dhe luajtja me premtimet e dhëna miqve tanë ndërkombëtarë. Zoti Kurti duhet të japë shenja të qarta se do të zbatojë menjëherë zotimet e marra personalisht nga ana e tij vitin e kaluar dhe se mbetet i hapur për modifikimet e tyre me qëllim akomodimin e pjesëve të caktuara të Marrëveshjes së Uashingtonit”, ka potencuar Hasani. “Vënia në jetë e zotimeve të marra nga zoti Kurti nënkupton trajtim të ndryshëm për serbët lokalë, bazuar në Kushtetutën e Kosovës dhe zotimet ndërkombëtare të vendit tonë. Çdo luajtje tutje me kartën e popullzimit primitiv nacionalist çon ujë në mullirin e Serbisë dhe dëmton rëndë raportet tona me SHBA, pa përjashtuar këtu edhe izolimin total të vendit”. 

Nën ndërmjetësimin e Richard Grenellit më 4 shtator 2020, Kosova dhe Serbia patën nënshkruar marrëveshjen e ashtuquajtur për normalizim ekonomik. Kjo marrëveshje, që përfshiu edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, nuk është zbatuar plotësisht. 

Pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka emëruar disa personalitete në pozita të ndryshme, por jo edhe një emisar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi. Grenell është emëruar emisari për Misione të Posaçme i SHBA-së, që mund të oërfshijë edhe Kosovën.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Peter Sorensen merr përsipër dialogun mes Kosovës dhe Serbisë
Next post Vjosa Osmani në Washington, mban fjalimin kryesor në Lutjet e Mëngjesit