Home » Lajme, Ndërkombëtare » Richard Grenell takon Thaçin dhe Kurtin në Berlin

Richard Grenell takon Thaçin dhe Kurtin në Berlin

Hendeku politik mes Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit është aq i thellë saqë do të duhet angazhim i madh amerikan në njërin nga qytetet më me ndikim në politikën europiane, Berlin, për ta jetësuar takimin mes tyre.

Nesër në kryeqytetin gjerman do të mbahet konferenca “Ballkan Dialogues” (Dialogët e Ballkanit), organozuar nga Instituti “Lindje-Perëndim”.

Ishte e planifikuar që, mes tjerëve – ish ambasadori gjerman Wolfgang Ischinger, ish ambasadori amerikan Frank Wisner, si dhe ish përfaqësuesja për Politikë të Jashtme e BE’së, baronesha Catherine Ashton – në panelin kryesor të merrnin pjesë edhe Hashim Thaçi, President i Kosovës, dhe Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë.

Mirëpo, Vuçiq e ka anuluar pjesëmarrjen për shkak të vizitës në Rusi dhe takimit me Vladimir Putinin.

Në këtë konferencë është ftuar edhe Albin Kurti, lider i Lëvizjes VETËVENDOSJE dhe fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit.

Sipas burimeve të Klan Kosovës, Richard Grenell – ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani dhe emisar i Presidentit Trump për Dialogun mes Kosovës dhe Serbisë – është angazhuar për realizimin e takimit mes Thaçit dhe Kurtit.

Ky takim i rëndësishëm vjen në kontekstin e komplikuar paszgjedhor, përderisa garancitë amerikane konsiderohen si mundësi vendimtare për qartësimin e situatës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch