Home » Lajme, Vendore » Rifillon rindërtimi dhe asfaltimi i rrugës Rahovicë – Bukuroc

Rifillon rindërtimi dhe asfaltimi i rrugës Rahovicë – Bukuroc

Kryetarja e Komunës së Preshevës znj. Ardita Sinani bashkë me partnerët e saj të koalicionit, gjatë ditës së sotme vizituan rrugën, Rahovicë-Bukuroc që po rifillon me rirregullimin dhe asfaltimin e saj. Ky projekt sipas zonjës Sinani është inicuar në mandatin e parë kur e ka drejtuar komunën e Preshevës.

“Sot inicova procedurën për rifillimin e rindërtimit dhe asfalltimit të rrugës lokale që lidhë Rahovicën dhe Bukurocën. Ky projekt në vlerë prej 47.898.064,20 dinarë ishte nisur në bazë të prokurimit publik, përgjatë mandatit tim të mëparshëm disamujor. Sipas kontraktuesit-punëkryerësit, ndërprerja e punimeve ishte arsyetuar me mungesë të mjeteve financiare. Ne do t’i sigurojmë mjetet financiare. Rruga po bëhet! Është rruga që i jep qasje Rahovicës e Bukurocës në Korridorin X dhe në rrugën e vjetër Preshevë-Bujanoc. Është rruga që lehtëson qarkullimin e njerëzve, mallrave dhe mjeteve bujqësore. Është rrugë për njerëzit. Rrugë për ekonominë. Rrugë për bujqësinë. Është rrugë për jetë.

Mjaft ëndërruam!

Koha është të rrugëtojmë ❤️

#RahovicëBukuroc🚘🚜“, është shprehur znj. Sinani

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch