Robin Krasniqi nesër rikthehet në ring, i bindur për fitore
Boksieri i njohur nga Kosova, Robin Krasniqi nesër mbrëma do të rikthehet në ring.
Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva në “vor der Haustur” në Augsburg, aty ku edhe jeton boksieri nga Juniku.
Krasniqi një ditë para këtij meçi, është shprehur i bindur se do ta mposht portugezin Jorge Silva.
“Jam shumë i lumtur që lufta ime e radhës do të zhvillohet në Augsburg. Unë jetoj në Gersthofen prej disa vitesh dhe ndihem shumë rehat këtu. Do t’u ofroj tifozëve atë që ata gjithmonë presin nga unë, domethënë një luftë të fortë në të cilën unë do të largohem nga ringu si fitues”, tha Krasniqi.
Duhet cekur se ky meç do të jetë numër 61 profesionale në karrierë për boksierin kosovar.
Spektakli i boksit do të nis në orën 22:00, ku paraprakisht do të zhvillohen edhe disa duele tjerë në këtë event të madh të boksit.
Më shumë storie
Kriza politike mund ta çojë Kosovën drejt zgjedhjeve, paralajmërohen pasoja
Edhe pse po pritet interpretimi i Gjykatës Kushtetuese, dekreti i presidentes Vjosa Osmani ka krijuar mundësinë që vendi të shkojë...
Kuadratet e FSK-së do të rreshtohen për nder të Epopesë së UÇK-së
Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të rreshtojë kuadratet e saj,...
Për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, nesër qeveria e Kosovës mban mbledhje solemne
Në shënim të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nesër mbahet mbledhje solemne e Qeverisë së Republikës së...
Albulena Haxhiu: Nuk ka seancë nëse nuk ka dy kandidatë për president
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se nuk...
Rruga ’’Miftar ZARBICA’’– Një nderim për Veprimtarin dhe Humanistin nga Zarbica e Bujanocit
Gjilan – Komisioni Komunal për emërimin e rrugëve në Gjilan ka marrë vendim për të emëruar një rrugë në nder...
Publikohet agjenda me aktivitetet për shënimin e Epopesë së UÇK-së
Me rastin e shënimit të 28 vjetrit të Epopesë së UÇK-së, më 5, 6 dhe 7 mars institucionet shtetërore kanë...

Average Rating