Robin Van Persie ka shansa që për dy takimet e rradhës të thyejë rekordin e Alan Shearer.
Shearer kishte arritur 36 gola në një gjysmë-sezon dhe tani Van Persie ka kohën e tij t’a thyejë atë rekord pasi deri tani ka mbledhur 34 gola në 34 ndeshje.
Arsenali do presë së pari Wolvesin më 27 dhjetor e pastaj QPR më 31 dhjetor që janë dy takimet ku Van Persie do ketë mundësin për t’u bërë ”rekorder” i Arsenalit pasi tani ka arritur të jetë legjendë e saj
Van Persie po vazhdon formën e tij fenomenale edhe më tej duke realizuar gola tepër të vlefshëm për Arsenalin ku dje arriti edhe golin e 34 pasi shënoi nga pika e bardhë ndaj Aston Villas.