Home » Kulturë, Lajme » Romani “Loja, shembja e qiellit” i Bashkim Shehut u përfshi në konkurrimin për Prix Méditerranée Etranger 2018

Romani “Loja, shembja e qiellit” i Bashkim Shehut u përfshi në konkurrimin për Prix Méditerranée Etranger 2018

Bashkim Shehu dhe romani i tij “Loja, shembja e qiellit” pasi fitoi çmimin letrar “Balkanika” dhe u botua në Francë, u përfshi në konkurrimin për Prix Méditerranée Etranger 2018, ku edhe meritoi Vlerësimin Special të jurisë.

Prix Méditerranée Etranger është një nga çmimet letrare më të rëndësishme që jepet çdo vit në Francë për letërsinë e përkthyer.

Fitues, ndër të tjerë, gjatë viteve: Ismail Kadare, Umberto Eco, Jashar Qemal, Orhan Pamuk, Claudio Magris etj.

Këtë vit ky çmim iu dha shkrimtarit amerikan Daniel Mendelsohn, fitues gjithashtu i shumë çmimeve të tjera me prestigj, amerikanë ose ndërkombëtarë, dhe një nga kontribuuesit kryesorë në New York Review of Books.

Ndërsa romanit “Loja, shembja e qiellit” iu dha “Vlerësimi special i jurisë”, që kryesohej nga anëtari i Akademisë Franceze Dominique Fernandez.

Është hera e dytë, në 27 edicionet e këtij çmimi, që krahas fituesit jepet një vlerësim i tillë.

Ndihemi shumë krenarë për shkrimtarin Bashkim Shehu dhe arritjet e tij.

Për më shumë informacion mund të lexoni në:


http://www.livreshebdo.fr/article/le-prix-mediterranee-2018-pour-kamel-daoud 

Me respekt për ju,

Irena Toçi

Drejtore e Përgjithshme

Botimet Toena

Botimet Toena
Rruga “M. Gjollesha”
K.P. 1420
Tirane – Albania
Tel. ++355 422 40 116
www.instagram.com/botimet_toena

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch