Rreth 8 mijë shqiptarëve në Luginë të Preshevës u pasivizohen adresat
Rreth 8 mijë banorëve shqiptarë në Luginën e Preshevës u janë pasivizuar adresat, një masë e shtetit serb që po u pamundëson shqiptarëve pajisjen me dokumente pas skadimit të tyre.
Kjo është një nga mënyrat e presionit për largimin e shqiptarëve nga Serbia, duke u pamundësuar edhe qasje në pronat e tyre
Nexhat Ibrahimi, banor i fshatit Shoshajë në Komunën e Preshevës, tha për RTK se ka disa javë që ka mbetur pa dokumente të Serbisë, pasi atij i është pasivizuar adresa në shtëpinë ku jeton.
Edhe përfaqësuesi i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi, për RTK, këto veprime të institucioneve serbe karshi shqiptarëve në Luginë i quan tendencë të shtetit për zvogëlimin e popullsisë shqiptare, teksa thotë se ekziston frika nga forcimi politik etnik shqiptar në këto treva.
Kryetari i Bujanocit, Nagip Afiri tha se nuk kanë statistika zyrtare për pasivizimin e adresave, por nga të dhënat e mbledhura jo zyrtarisht vetëm në Komunën e Bujanocit, janë pasivizuar afro 2 mijë adresa të banorëve shqiptarë.
Nga këshilli për të drejtat e njeriut në Luginën e Preshevës , thanë se pasivizimi i adresave është zbatim selektiv i ligjit për vendbanime .
Pasivizimi i adresave të banorëve shqiptarë në Luginë, është një ndër pabarazitë që po u shkaktohet banorëve shqiptarë. Shumë nga ta, përmes pasivizimit që Serbia e bën duke zbatuar ligjin njëanshëm, po mbesin pa qasje në pronat e tyre
Më shumë storie
Ardita Sinani: Shqiptarët e Luginës fitojnë të drejta pronësore në Kosovë
Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani ka bërë të ditur se sot kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Ligjin për të...
Ardita Sinani: LUGINA E PRESHEVËS, KUQ E ZI!
I bashkohem thirrjes së deputetit Shaip Kamberi për vendosjen e flamurit kombëtar në çdo shtëpi dhe dritare shqiptare në Luginën...
28 Nëntori po festohet në të gjitha trojet shqiptare dhe në diasporë
Sot, shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, diasporë dhe në vise të tjera po festojnë 28 Nëntorin, Ditën e...
Bujanoc: Lutfiu akuzon kryetarin e Komunës së Bujanocit, për tradhëti kombëtare
Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka akuzuar kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arber Pajaziti, për tradhëti kombëtare. Lutfiu...
Shaip Kamberi dënon ashpër veprimin e APN-së dhe Qeverisë së Serbisë që po mundohen t’ia ndalojnë bujqëve ndihmat nga Kosova
Sipas z. Kamberi, Alternativa për Ndryshim i ka kërkuar Ministrisë së Pushtetit Lokal të Serbisë që ta ndalojë fondin e...
Gjykata Kushtetuese e Serbisë refuzon të ja rikthejë adresën e pasivizuar qytetarit nga Medvegja
Safet DEMIRIT, nga Medvegja i mohohet e drejta për të kthyer adresën edhe nga Gjykata Kushtetuese e Serbisë. Spastrimin etnik-diskriminimin...
Average Rating