Home » Lajme, Politikë, Rajonale » RRUGA QË LIDH GJAKOVËN ME TROPOJËN PRITET TË MARRIN EMRIN “ELIOT ENGËL”

RRUGA QË LIDH GJAKOVËN ME TROPOJËN PRITET TË MARRIN EMRIN “ELIOT ENGËL”

Sot, të premten, kah mesdita, më 29 mars 2019, – njofton Portali “Limit.al”, pati një takim të dy kryebashkiakëve të “Gjakovës së Madhe”: Ardian Gjini i Komunës së Gjakovës dhe Besnik Dushaj i Bashkisë së Tropojës (Malësisë së Gjakovës), të cilët bashkëbiseduan për disa projekte të përbashkëta.

Gjithashtu, gjatë bashkëbisedimit të sotëm në Bashkinë e Tropojës u dakordësuan që rruga që lidh Gjakovën me Tropojën, të marrin emrin e mikut të madh të Kombit Shqiptar, Kongresmenit Amerikan Z. Eliot Engel.

Z. Eliot Engël ka qënë disa herë në Gjakovë dhe në Tropojë, vite më herët është shpallur “Qytetar Nderi” i Komunës së Bujanit të Tropojës, ka miq të shumtë e të mirë në Tropojë e në Gjakovë, në Pejë e Decan, etj.

Ky është një lajm i mirë që dy nga kryebashkiakët e Alpeve Shqiptare, të Drinit, të Veriut Shqiptar, iu japin Shqiptarëve, një mesazh i mirë për marrëdhëniet e shklëqyera shqiptaro-amerikane, një vlerësim tjetër për mikun e shquar të Shqiptarëve. Z. Eliot Engël – kryetar i Komisionit të Politikës së Jashtme të Kongresit Amerikan. (R.L.)

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch