Këshilltarët e kuvendit komunal kanë miratuar 30 pika të rendit të ditës. Si gjithnjë seanca ka nisur me tensione, por më pas ka rrjedhur normalisht me pika e rendit të ditës.
Fillimisht është konstatuar dorëheqja e sekretarit të kuvendit, më pas është miratuar plani për mbrojtje nga vërshimet në ujërat e rendit të dytë për vitin 2012 dhe është emëruar këshilli drejtues i fondit për qëllime humanitare .
Ndërkohë këshilltarët me një ritëm më të shpjet për dallim nga seancat e tjera kanë kaluar 17 pika të rendit të ditës . Me vota edhe të opozitës janë miratuar këshillat drejtues dhe mbikëqyrës të shtëpisë së kulturës, Moravicës , qendrës për punë sociale ,shtëpisë së shëndetit , bibliotekës, OKF-ës dhe RTV Presheva.
Po ashtu këshilltarët kanë miratuar vendimin mbi ndryshimin e dhe plotësimin e vendimit të taksave të qëndrimit dhe taksave lokale komunale për vitin që po e lëmë pas.
Pika që është diskutuar në mënyrë unanime ka qenë ajo e grupit të këshilltarëve të UDSH-ës për ndryshimin dhe emërimin e rrugëve , vendbanimeve dhe të shesheve në Preshevë. Pas diskutimeve u dhanë edhe propozimeve se kush do të jetë pjesëmarrës në komision i cili do të merret në mënyrë të detajuar me këtë iniciativë , e cila nga përvoja sidomos në Bujanoc tregon se do të ketë vështirësi ne realizim. Edhe pas këtij diskutimi pikat tjera kanë kaluar, si :
· vendimi mbi çmimin mesatar në treg për metër katrorë të patundshmërive për vitin 2013,
· vendimi mbi kompensimin për shërbimet të cilat i kryen administrata komunale,vendimi mbi kompensimin për mbrojtjen dhe përparimin e mjedisit jetësor ,
· vendimi mbi kriteret dhе masat për përcaktimin e qirasë dhe kompensimin për rregullimin e tokës ndërtimore.
Gjithashtu në vazhdimësi kanë kaluar :
· Vendimi për lirimin nga pagesa e tatimit në pronë për tokën bujqësore dhe asaj pyjore, pastaj
· vendimi mbi kompensimin për shfrytëzimin e tokës ndërtimore,
· vendimi mbi taksat e qëndrimit dhe taksat lokale komunale ,
· vendimi mbi taksat administrative , postja mbi caktimin e normës së tatimit në pronë të gjitha këto për vitin 2013.
Po ashtu këshilltarët një zëri kanë miratuar vendimin mbi ndryshimin e vendimit mbi sigurimin material të pjesëmarrësve të luftës nacional çlirimtare të komunës sonë.
—————
Në mënyrë të organizuar nxënësit nga shkollat e mesme të tre komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kanë vizituar disa nga objektet më të rëndësishme të qytetit të Beogradit. Parlamenti i Republikës së Serbisë ishte vendi ku nxënësit u pritën nga kryetari i bordit administrativ,ministri i arsimit dhe drejtori i Trupit Koordinues. Ku dhe në mënyrë zyrtare iu ndanë stipendionet me vlerë prej 6000 dinarë nga Trupi Koordinues. Para nxënësve fjalën e mori Zoran Babiq- kryetar i bordit i cili i uroi nxënësit për bursën e fituar dhe i uroi një arsim të mesëm sa më të mirë. Edhe ministri i arsimit të Serbisë i uroi nxënësit nga tre komunat për këto bursa të dhuruara nga Trupi Koordinues duke shtuar që në të ardhmen përfitues të këtyre bursave të jenë ,më shumë nxënës. Zoran Stankoviq drejtor i Trupi Koordinues i uroi nxënësve një arsim sa më të mirë,me shpresë që këto bursa sado pak të jenë ndihmë shtesë për vitin 2012-2013. Më pas tre nxënësve përfaqësues nga komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë iu ndanë këto bursat e fituara nga Trupi Koordinues, ku përparsi kishin nxënësit me sukses të mirë dhe jetim. Edhe kryeshefi për veprimtari Shoqërore Fadil Azizi falënderoi Trupin Koordinues për stipendionet e dhuruara për 129 nxënësit nga komuna e Preshevës. Pas vizitës në Parlamentin e Serbisë nxënësit vizitën e tyre e vazhduan në Kuvendin Komunal të Beogradit,dhe objektet tjera kulturore në këtë qytet
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar ka thënë se Serbia dhe Kosova së shpejti do të fillojnë të komunikojnë direkt, pa ndërmjetësues dhe të zgjidhin problemet e tyre. Në një intervistë për Radio Kosovën, në ditën kur ka filluar zbatimi i marrëveshjes për menaxhim të integruar të kufijve, Zbogar ka thënë se përtej mosbesimit dhe shqetësimit të njerëzve bisedimet po japin rezultate. Ai ka përmendur Marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufijve për të cilën ka thënë se po i hap kufijtë. Megjithatë ai ka thënë se rreth çështjeve doganore mbetet të diskutohen disa modalitete në nivel ekspertëve. “Të dy kryeministrat ishin të etur për të ndryshuar këtë ‘status quo’ e cila është negative për Kosovën dhe Serbinë dhe përfundimisht jo e mirë për njerëzit sidomos ata që jetojnë në veri. Kështu që të dy liderët e kapën momentin dhe treguan pak lidership. Dhe tani kur flasim për raundin tretë të takimit ne po shohim disa rezultate”, ka theksuar ai. Ai ka folur gjithashtu me bindje se BE së shpejti do të jetë gati të filloj negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Kosovën