Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 12 Mars 2013

RTP lajmet 12 Mars 2013

Dokumentet e identifikimit të shtetësisë kosovare sanksionuan Shpresimin që të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare në Kolumbi. Shpresim Sadiku është kampion i tre fisht në Olimpiadën e matematikës në Kosovë. Shpresimi zuri vendin e parë për vitin e tretë shkollorë në garat e matematikës i cili mori mirënjohje dhe çmim për rezultatin pozitiv që tregoi. Pas garimeve që kaloi nëpër qytete të ndryshme të Republikës së Kosovës në grupin e 216 nxënësve kosovare ishte edhe Shpresimi i cili me diturinë e tij për matematikën sfidoi të gjithë dhe doli i pari në listë për në dallim me bashkëmoshatarët e tjerë. Shpresimi ishte fitues i vendit të parë edhe gjatë dy viteve të kaluar për vitin e parë dhe të dytë shkollorë. Organizatorë të kësaj Olimpiade ishin shoqata e matematikantëve të Kosovës të kryesuara nga kryetari doktor Qamil Haxhibeqiri dhe koordinatori i olimpiadës magjistër Ramadan Limani. Ata vlerësuan lartë inteligjencën dhe kapacitetin për matematikë të nxënësit tonë preshevarë Shpresim Sadiku. Poashtu organizatorët shpresojnë se vitin që vjen Shpresimi do të pajiset me dokumente dhe shtetësi kosoavare dhe ai të përfaqësojë Republikën e Kosovës në garat botërore.
——————
Kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq ka deklaruar se është i gatshëm të bisedojë me shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për kërkesat e tyre të reja dhe nuk kundërshton që në këto bisedime të marrë pjesë edhe përfaqësues të OSBE-së. “Ne nuk do të negociojmë, por vetëm se do të bisedojmë, dhe mendojmë që bisedat janë zgjidhja më e mirë e të gjitha çështjeve” ka thënë Stankoviq. Ai ka thënë se aspak nuk kundërshton që në këto bisedime të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së. Qëndrim i shtetit është që problemet në këto tri komuna të zgjidhen në kuadër të ligjeve dhe institucioneve, kushtetutës dhe me plot respektim të të drejtave të pakicave kombëtare shqiptare, ka thënë Stankoviq për mediet serbe. Stankoviq sot dhe nesër do të vizitojë Preshevën dhe Bujanocin, ku me përfaqësuesit e qeverisjeve lokale do të bisedojë rreth dëmeve që janë bërë kohën e fundit në vërshimet e shiut si dhe do të takohet me shefin e OSBE-së Peter Bukhard. “Shefit të misionit të OSBE-së do ti prezantoj se çfarë është bërë nga ne për përmirësimin e kushteve ekonomike dhe jetësore për banorët e këtyre tre komunave, çka edhe janë kërkesat e liderëve shqiptar si prioritet për zgjidhjen e problemeve” ka thënë Stankoviq- agjenta.
—————–
Në Gjykatën Themelore në Gjilan EULEX-i ka nisur procesin gjyqësor ndaj grupit të njohur si “Lëvizja e lirisë” të gjithë të akuzuar për sulmet e ndodhura më 17 maj 2012, 28 qershor dhe 7 tetor 2012 në punktin policor në Dobrosin. Në bankën e të akuzuarve sipas aktakuzës që e ka ngritur prokurori i EULEX-it Maurizio Salustro janë ulur: Valon Jashari , Skender Jashari ,Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qendrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani. Kryetari i trupit gjykues Akadeusz Sedek u ka lexuar pikë për pikë aktakuzën të gjithë të akuzuarve dhe ka kërkuar prej tyre që të deklarohen rreth tyre. Të gjithë të akuzuarit e kanë mohuar veprën dhe thanë se janë të pafajshëm.”Zoti gjykatës nuk jemi as terrorist dhe as kidnapues dhe nuk kemi vepra penale të mëparshme” tha Skënder Jashari. Avokatët mbrojtës Halit Azemi dhe Shemsedin Piraj nuk janë pajtuar me veprat e akuzës dhe kanë kërkuar që tu ndërpritet paraburgimit të gjithë të akuzuarve. Halit Azemi tha se kjo aktakuzë është utopike dhe abstrakte.
—————–
“Prishtina e cila deri më tash ka insistuar që çdo zgjidhja duhet të jetë në pajtim me kornizën e saj ligjore, ka lëshuar pe”, ka thënë Nikoliq para gazetarëve, pas takimit të kreut të shtetit serb me shefin e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton. Sipas tij, takimi me Ashtonin, ka qenë i sinqertë dhe konkret, ndërsa është vlerësuar si e nevojshme ndryshimi i disa ligjeve që i kanë miratuar autoritetet në Prishtinë, por edhe ligjeve të Serbisë, që sipas tij, bashkësisë serbe do t’i mundësonin mbrojtje në pajtim me standardet evropiane. Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, pas takimit me baroneshën Catherine Ashton ka thënë se Prishtina ka bërë lëshime në bisedimet e zhvilluara në Bruksel dhe se marrëveshja do të nënshkruhet më 20 ose 28 mars. Takimi është thirrur me iniciativë të Brukselit, pasi që dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka ngecur në çështjen e kompetencave të asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Në kuadër të dialogut janë paraparë edhe dy raunde të reja, më 20 mars dhe 6 prill, kurse me 16 prill, Ashton do ta njoftoj Këshillin e ministrave të BE-së për rezultatin e dialogut.

—————

Duke komentuar takimin e mbrëmshëm mes baroneshës Ashton dhe delegacionit serb në Bruksel, Kryeministri i vendit Hashim Thaçi ka thënë se ky takim ka pasur qëllim të vetëm që Serbisë ti ofrohet edhe njëherë mundësia të pranojë ofertën e Kosovës për asociacionin në veri. Thaçi i ka quajtur ‘gënjeshtra të kulluara’, deklaratat e Presidentit serb Nikolliq, të thëna mbrëmë pas takimit me baroneshën Ashton. “Deklarata e mbrëmshme e Nikolliq, përpos që tregon një papjekuri nga ana e tij është krejtësisht e pavërtetë, një gënjeshtër e kulluar tradicionale e politikës së Beogradit. Ata humbjet zakonisht i shpallin fitore”, ka theksuar Thaçi. Kryeministri Thaçi, ka thënë se në takimin e fundit është biseduar për krijimin e asociacionit me komuna serbe. Sipas tij, një propozim i tillë është përshëndetur edhe nga baronesha Catherine Ashton. Ndërkaq, sipas kryeministrit Thaçi, homologu i tij serb Ivica Daçiq ka shprehu dëshirën e tij që ky asociaconit të jetë një trup politik që të ketë kompetenca ekzekutive. Një propozim i tillë është hedhur poshtë nga pala kosovare.
———————–
Doli në dritë numri i tretë i revistës letrare Qëndresa, revistë kjo e pa varur kulturore, letrare e Shoqatës së Shkrimtarëve Feniks në Preshevë. Qëllimi i botimit të numrit të tretë të kësaj reviste pikërisht në këtë periudhë ka qenë Referendumi i 1 dhe 2 marsit është shprehur kështu në programin e paradites kryetari i kësaj shoqate Bilall Maliqi. Autorët e redaksisë së kësaj reviste janë përpjekur që lexueseve dhe krijueseve të rijnë t’iu ofrojnë shkrime me motive të ndryshme. E në anën tjetër për herë të parë është nxjerr me botim të ri edhe libri me aforizma i autorit Bilall Maliqi i cili për mes këtij libri këtë vëllim aforizmash e ka ndarë në tri pjesë :‘’ Rrugës së dashurisë, formula e karakterit dhe kultura djep i një populli’. Autori në fjalë së bashku me bashkëpunëtorët e tij të kësaj shoqate shkrimtarësh do të vazhdoj edhe më tutje me botime të reja gjatë periudhës vijuese.

———–

Mbrëmë është shënuar 10 vjetori i punës së Rtv Spektri në Bujanoc. Në një organizim të mbajtur në restorant Rozafa në Bujanoc, morën pjesë përfaqësues institucionesh dhe nga jeta publike e rajonit. Me anë të një përmbledhje stafi i TV Spektrit, para të pranishmëve, në restorant Rozafa në Bujanoc, prezantoi një pjesë të vogël të punës së saj për një decenie. “TV Spektri lindi në një kohë tranzicioni i cili kaploi edhe vendin tonë, lindi pikërisht në një kohë kur nuk dihej se çka do të ndodhte me ne, sepse mu ato ditë ishte vrarë kryeministri i vendit, megjithatë duke i falënderuar stafit i cili përbehej nga profesionist, por edhe nga të rinj entuziastë të profesionit arritëm që me sukses t’i përballojmë të gjitha sfidat, si ato teknike ashtu edhe ato materiale”, u shprehë Jeton Ismaili, drejtor i RTV Spektrit. “Televizioni Spektri duhet të jetojë minimumi aq sa do të jetojë edhe unë”, u shpreh i emocionuar Nexhat Behluli, kryetari i kompanisë mediale Spektri. Në shënimin e dhjetëvjetorit të këtij mediumi morën pjesë me fjalimet e tyre edhe drejtues të mediave si dhe gazetarë nga rajoni. Ndërsa, përvojën dhe momentet më të mira të kaluara gjatë punës në këtë medium i shprehen edhe gazetarët e angazhuar si edhe ata që dikur ishin pjesë e RTV Spektrit, ndërsa tani janë punësuar në mediume tjera lokale. Televizioni Spektri filloi punën në vitin 2003, pas konfliktit të armatosur në Luginë të Preshevës. Deri më tani është Televizioni i vetëm i pavarur në gjuhën shqipe në komunë të Bujanocit.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch