Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 12 Mars 2014 – Rasti i Krimesë hap kutinë e Pandorës që edhe Lugina të jetë pjesë e Republikës së Kosovës

RTP lajmet 12 Mars 2014 – Rasti i Krimesë hap kutinë e Pandorës që edhe Lugina të jetë pjesë e Republikës së Kosovës

Ragmi Mustafa me te BDIShqiptarët mund të votojnë për deputetin e diasporës Ismail Beluli më datë 26 prill në Maqedoni

Për herë të parë shqiptarët kudo që janë do të kenë rastin të votojnë për deputetin e diasporës Ismail Beluli në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më datë 26 prill në Republikën e Maqedonisë. Këtë mundësi votimi kësaj here do të ketë edhe qytetarët e komunave Preshevë, Bujanoc të cilët posedojnë pasaporta biometrike të Maqedonisë. Procedura për të votuar është si vijon. Paraqitja për të votuar fillimisht bëhet në portalin www diasporavoton.com ku merren rekomandimet, dy formularë nga kjo web faqe numër 29,30, pastaj ato duhen të kopjohen dhe të plotësohen, bashkangjitet kopja e pasaportës faqes së parë dhe lëshohen në mejl në adresën prijava7 sec.mk. Sipas përfaqësuesve të BDI-së, paraqitja e të interesuarve për të votuar bëhet deri më datë 30 mars. Ndërsa më datë 26 prill ditën e votimit BDI organizon trasportin në Relacionin Preshevë- Beograd deri në ambasadën e Republikës së Maqedonisë ku për çdo gjë shkuarje- kthim përkujdesen organizatorët.

)

———————————————-

 

Kryetari I PDSH njëherit I komunës së Preshevës Ragmi  Mustafa , në emision Info Magazinë në Klan Kosova , duke folur për situatën e përgjithshme në Luginë të Preshevës , është ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 16 marsit. Mustafa duke iu përgjigjur gazetarit Kushtrim Sadiku ka theksuar se PDSH  nga viti 2000 e këtej nuk ka qenë ithtarë i zgjedhjeve parlamentare serbe për arsye të numërta .

 

kryetari i PDSH Ragmi Muzstafa në emisionin Info Magazinë në Klan Kosova ka thënë me pjesëmarrjen e shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare , do të shtohet imazhi i Serbisë për të qenë sa më afër dyerve të Evropës , që për Mustafën jo që subjekti politik i tij do ta pengonte të , por të paktën për të mos i dhënë edhe një plus pozitiv që Serbia të jetë pjesë e BE m kur vazhdon diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Ndërkaq në pyetjen a do të ishte më mirë që shqiptarët të ngrinin zërin në parlament , Mustafa ka thënë se , kjo është e mundur vetëm në parlamentin e R.Kosovës , në Zvicër apo edhe shtetet tjera me zhvillim të demokracisë së lartë , por jo dhe në Serbi . Ndaj vendimi për mos pjesëmarrje në këto zgjedhje ka për qëllim rezistencën për të treguar fytyrën e vërtetë të qeveris së Serbisë , të cilat për kreun e PDSH shkojnë e vijnë duke mos u marr asnjëherë me të drejtat e shqiptarëve në Luginë .Dëshmia e parë sipas tij është pasi kjo qeveri sjell fletët e votimit në shkrimi qirilik  dhe serbisht duke revoltuar dhe diskriminuar shqiptarët që në fillim të këtij procesi zgjedhor. Ndërkaq për Mustafën zëri i shqiptarëve ndoshta do të dëgjohej po të ishin pjesë e qeverisë , e që asnjëherë nuk pas ndonjë ofertë që shqiptarët po të dalin në zgjedhje do të ishin pjesë e ndonjë koalicioni qeveritarë.Ndërkaq gazetari Kushtim Sadiku ka në pyetjen e tij se vota e deputetit shqiptarë ka qenë vendimtare në parlamentin e Serbisë , duke aluduar në votën e deputetit Riza Halimi , Mustafa ka thënë se ajo votë nuk ka qenë në interes të shqiptarëve.Por në pyetjen se çfarë ka qenë qëndrimi i Tiranës dhe Prishtinës zyrtare , kreu i PDSH ka thënë se në asnjë moment nuk është porositur që shqiptarët të dalin në zgjedhje parlamentare , e sidomos të një subjekti politik. Sipas tij PVD e cila është pjesëmarrëse në këto zgjedhje më shumë po merret me subjekte që i ka thënë jo zgjedhjeve parlamentare, duke e përdorur Tiranën dhe Prishtinën për konsum politik dhe për interesa partiake.

E në info Magazinë në Klan Kosovë , gazetari Kushtrim Sadiku ka pyetur edhe për situatën në Krime të Ukrainës duke e ndërlidhur me Luginën e Preshevës ,.Për Mustafën fuqitë botërore po hapin çështje që tregon fakti se kufijt nuk është e thënë të ndërrojnë vetëm me luftë. Ai ka thënë bile situata ne Luginë është më e ndërlikuar pasi shqiptarët dhe serbët nuk i lidh as feja , as kombi , as gjuha e as pikëpamja kulturore.Mustafa në info magazinë ka thënë se shqiptarët janë këmbëngulës për reciprocitetet me serbët në Kosovë , të cilët kanë privilegje të mëdha kundrejt shqiptarëve të Luginës. Ndërkaq në këtë emision është prekur edhe takimi i Prizrenit dhe fondi prej 100 mijë eurove e që ende kanë arrit në adresë të komunës. Për kryetarin e Preshevës Lugina ka nevojë për fond zhvillimor , pasi në anën tjetër qeveria  e Serbisë për vitin 2014 , për serbët në Kosovë ka ndarë 43 milion euro.

—————————————–

Prezantohen metodat e reja për shërimin e lukthit

 

U mbajt sot ligjëratë edukativo-shëndetësore rreth sëmundjeve të lukthit me personelin mjekësor. Në këtë ligjëratë u shtjelluan metodat më të përsosura që I dedikohen sëmundjeve të lukthit, ndërsa ligjërues ishte spec I internos, gastreolog  në Qendrën Spitalore në Vranjë Zvanomir  Gjorgjeviq.

 

U mbajt sot ligjëratë edukativo-shëndetësore me gjithë personelin mjeksor  të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë. Ligjërata në fjalë  dedikohet për të  gjitha sëmundjet e  lukthit.  Specialist I Internos,gastreologjisë  në Qendrën Spitalore në Vranjë Zvanomir Gjorgjeviq, falënderoi gjithë stafin mjekësor e në veçanti drejtorin e këtij institucioni të cilit iu mundësua të elaboroj më gjerësisht rreth metodës më të sofistikuar për sëmundjet e lukthit. Personeli mjekësor sot pati mundësinë të kuptoj sugjerimet dhe praktikat se si të parandalohen sëmundjet e ngjashme. Ligjërata e sotme ishte mjaft e rëndësishme dhe interesante, madje mjekët shfaqën interesim të madh rreth metodave të reja endoskopisë, të thatit dhe gjakderdhjes në lukth si dhe sëmundjeve të tjera kanceroze, tha spc në fjalë. Ligjërata e ngjashme ishin  të mirëpritura për të gjithë punënonjësit në këtë institucion mjekësor. Organizator I kësaj ligjërate ishte Shtëpia e Shëndetit e cila participoi pjesërisht por edhe vetë të pranishmit me një shumë të caktuar.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch