Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 12 Shkurt 2015

RTP lajmet 12 Shkurt 2015

–          Të hënën dhe të martën, ditë jo pune në Serbi

–          PVD kërkon nga qeveria serbe zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Luginës

–          Ndihmë për përmbytjet në Shqipëri

–          Lëvizja për Bashkim kërkon platformë kombëtare për bisedimet në Bruksel

———————————————————

RTP logo2Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifit ka pritur dje në kabinetin e tij këshilltarin e ambasadës së Britanisë së Madhe në Beograd Xhejms Moor si dhe përfaqësuesit e OSBE-ës nga Britania e Madhe, Beki Field dhe përfaqësuesen e Francës me seli në Vienë. Temë bisedimi mes kryetarit Arifi dhe përfaqësueve të lartë nga OSBE me seli në Vienë dhe këshilltarit nga ambasada e Britanisë së madhe të akrediatuar në Beograd ishte situata politike, ajo e sigurisë, zhvillimi ekonomik, shëndetësia e kultura. Temë e veçantë diskutimi ishte edhe problemet me të cilat po ballafaqohen mediat në këtë rajon, sidomos pas aprovimit të Ligjit për digjitalizimin dhe privatizimin e tyre. Kryetari Arifi pas takimit ka thënë se, ndër temat që janë diskutuar më së shumti ka qenë ajo e gjetjes së një mundësie për t’i dal në ndihmë mediave publike që ato të mos privatizohen. Ajo çka ka kërkuar kryetari Arifi nga të lartëpërmendurit është mbështetja e madhe dhe ndihma që mund të ofrojnë ndërkombëtarët duke mos privtizuar mediat publike lokale, ndërsa përfaqësuesit ndërkombëtar kanë premtuar se do të vijnë edhe njëher për të biseduar në këtë aspekt duke dhënë edhe ndihmën e tyre të pa kompromisë, është shprehur Arifi.

———————————————————

Me ftesë të Kryesis së Shoqatës së Biznesmenëve dhe Industrialistëve me prejardhje nga Rumelia në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë dhe e përkrahur nga Kryeministria e Republikës së Turqisë dhe Drejtoria për Turqit jashtë shtetit dhe Shteteve Mike, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi do të merrë pjesë në Forumin Nderkombëtar të Ekonomisë RUMELISIAD 2015, i cili do të mbahet më 20 shkurt 2015 në Pallatin e Kongreseve Merinos Ataturk. Ky solemnitet do të filloj me fjalimin e Kryeministrit të Republikës së Turqisë Ahmet DAVUTOGLU. Në këtë takim do të marrin pjesë Ministra në Qeverinë turke dhe nga Ballkani, Sekretar për tregëti të jashtme, Kryetar të Odave Ekonomike, biznesmen dhe industrialist nga 12 vende të Ballkanit, duke përfshirë edhe Turqinë. Ata do të synojnë organizimin dhe mbajtjen e konferencave për informim, takimeve në mes të delegacioneve, standeve dha panairit për prezentimin e shteteve. Qëllimi kryesorë i Forumit Ndërkombëtar të Ekonomisë RUMELISIAD 2015, është shtimi i vlerave në marëdhëniet ekonomike, tregtare dhe kulturore ndërmjet Republikës së Turqisë dhe vendeve të Ballkanit. Gjatë kësaj vizite, Arifi do ta shfrytëzojë autoritetin e tij që të takojë personalitete të ndryshme ndërkombëtare dhe biznismenë me renome ndërkombëtare që të investojnë në komunën e Buajnocit me qëllim të përmirësimit dhe zhvillimit ekonomik.

———————————————————

Pas publikimit të deklaratës së ministrit të punëve të brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, në të cilën veç tjerash ai e quan ish UÇPBM-ën organizatë terroriste, deputeti popullor në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi gjatë një deklarate për portalin informativ titulli.com ka thënë se ministri Stefanoviq, nuk i është përgjigjur atij me deklaratën e fundit që e dha për media. Kamberi  nënvizon se deklarata e ministrit Stefanoviq është e zakonshme e një zyrtari të lartë serb, duke theksuar se “jemi mësuar të dëgjojmë deklarata të tilla këto vitet e fundit, kur është fjala për kërkesat e shqiptarëve”. “Megjithatë, deklarata e djeshme e ministrit të policisë assesi nuk mund të konsiderohet përgjigje në pyetjen time. Sipas rregullores së Parlamentit, ministri është i obliguar që në afatin e caktuar me rregullore të kthejë përgjigje me shkrim në pyetjen time”, u shpreh Kamberi, duke shtuar se të gjithë pjesëtarët e UÇPMB-së janë amnistuar nga Parlamenti i Serbisë dhe ai i RFJ-së, si pjesë e paketit të masave për zgjidhjen e krizës së armatosur në Luginë të Preshevës më 2001. Prandaj, kualifikimet që i jep ministri Stefanoviq janë juridikisht të paqëndrueshme”, shprehet Kamberi, raporton titulli.com.

———————————————————

Pjestarët e policisë së Vranjës në një shtëpi në fshatin Lluçan, komuna e Bujanocit kanë gjetur 960 kilogram duhan. Eshtë konsultuar gjykata themelore e Vranjës e cila ka deklaruar se ekzistojnë dyshime se është kryer vepër penale për tregëti të palejuar, njofton policia mediet, transmeton presheva.com. Policia po vazhdon hetimet rreth këtij rasti.

———————————————————

Marrëveshja për Gjyqësorin e nënshkruar të martën në Bruksel nuk mjafton për hapjen e kapitullit 35, që i kushtohet Kosovës në negociatat e Serbisë e të Bashkimit Europian. Siç shkruan sot gazeta e Beogradit “Blic”, janë edhe gjashtë detyrime të tjera nga marrëveshja e Brukselit që deri më tani nuk janë plotësuar. “Blic” shkruan se duhet arritur marrëveshja për Asociacionin serb të Komunave, për prefiksin e Kosovës, duhet biseduar për energjetikën, përkatësish EPS-në dhe Liqenin e Gazivodës, për vendkalimet e përhershme kufitare, duhet marrëveshje për mbrojtjen civile dhe për hapjen e urës mbi lumin Ibër. Kapitulli 35 që i kushtohet Kosovës, sipas Gjermanisë duhet të jetë kapitulli i parë në negociatat Serbi-BE. Ndërsa si kusht për hapjen e këtij kapitulli është zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Brukselit./RTP/

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress