Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 20 Janar 2015

RTP lajmet 20 Janar 2015

–          Filloi gjysëmvjetori i dytë në të gjitha shkollat e Luginës së Preshevës

–          Lëvizja Vatra kërkon kthimin e lapidarit në Preshevë

–          Alpinist nga Lugina, Serbia e Shqipëria bashkarisht në malin e Dajtit

–          Çfarë do të ndodhë me Trepçën

————————————————-

RTP-Logo

Gjysmëvjetori i dytë në shkollat fillore dhe të mesme fillon nesër me datë 20 janar. Sipas kalendarit shkollor, për nxënësit e klasave të teta, mësimi do të përfundoj me 29 maj ndërsa për nxënësit tjerë të shkollave fillore me 12 qershor. Sipas kësaj rregullore, gjysmëvjetori i dytë për nxënësit e shkollave të mesme përfundon me 20 qershor.

——————————————————

Levizja Qytetare “Vatra” me seli në Gjilan, e cila tubon rreth vetes qytetarët e larguar nga Lugina e Preshevës, në një komunikatë për opinion është shprehur se para 2 vitesh, në ditën e sotme, Serbia bëri aktin me arbitrar kur largoi pllakën përkujtimore të dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së, duke injoruar në mënyrë të vrazhdë vullnetin politik të shqiptarëve. Me këtë Serbia edhe njëherë bëri shkeljen e të gjitha konventave ndërkombëtare, të kompetencave të pushtetit vendorë. Në komunikatë më tej thuhet “Këto veprime dëshmojnë vazhdimësinë e logjikës së dhunshme dhe militariste të komunikimit të qeverisë serbe më popullatën shqiptare të Luginës së Preshevës.
Situata në Kosovën Lindore është e tensionuar, e ngarkuar me etiketime dhe fyerje ndaj luftës së drejtë të shqiptarëve për liri dhe barazi. Kërkojmë të kthehet lapidari i dëshmorëve konform kompetencave të pushtetit vendor dhe ndërprerjen e retorikës së vrazhdë dhe kërcënuese të qeverisë serbe ndaj vlerave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, përfundon komunikata.

—————————————————–

Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarr një proces gjyqësorë ndërkombëtarë kundër Serbisë e cila ka marrë kredi ndërkombëtarë duke lënë Trepçën si hipotekë. Kështu thotë në intervistë për Tribuna, njohësi i ekonomisë, Lekë Musa që sipas tij, borxhet e Trepçës janë të krijuara në kohën e sundimit të Serbisë në Kosovë. Ai në intervistë për Tribuna ka fol edhe për tërheqjen e qeverisë nga projekt ligji për “Trepçën” i cili ishte parapri të miratohej në Kuvendin e Kosovës. “Duhet bërë me dije, në rend të parë Serbisë se Trepça është pasuri e Kosovës dhe si e tillë duhet të jetë Ndërmarrje Publike dhe s’kemi rrugëdalje përveçse të ballafaqohemi me kërkesat e kreditorëve të caktuar në lidhje me Trepçën. Alternativa tjetër është që të kemi ndërhyrje të Serbisë në punët e Kosovës dhe do te ishte e udhës që Kryeministri Mustafa t’ia tregoj vendin kryeministrit serb”, ka thënë Lekë Musa.

———————————————————–

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq vlerëson se është i rëndësishëm roli i deputetëve dhe ministrave serb në institucionet e Kosovës kur bëhet fjalë për kombinatin “Trepça”. “Pa dyshim se të premtën është paralajmëruar që do të vije deri te konfiskimi i kombinatit Trepça dhe pa dyshim se kjo nuk ka ndodhur. Ne përmes rrugëve diplomatike në mënyrë intensive kemi reaguar dhe jemi konsultuar me bashkësinë ndërkombëtare, roli i së cilës është i rëndësishëm, si dhe roli i serbëve përmes institucioneve të Kosovës. Po mos të ishin deputetët dhe ministrat serb, shqiptarët do ta bënin këtë, as nuk do të mendoheshin dy herë”, ka thënë Gjuriq për B92, transmeton Indexonline.

————————————————————-

Gjatë dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, temë e bisedimeve nuk duhet të jetë vetëm Trepça, por pronat e Serbisë në Kosovë, ka thënë një zyrtar lartë i qeverisë serbe. “Nuk është vetëm Trepça kompani publike. Qendra e skijimit Brezovica, një pjesë e madhe e aseteve të Postë-Telekomit, Industria e Naftës”, tha sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Velko Odaloviq për RTS, transmeton Telegrafi. Ai pohoi se Serbia ende është duke shlyer borxhet ndërkombëtare, shkaku i pronave që kanë mbetur jashtë territorit dhe kontrollit të saj. Ndryshe, dje me 67 vota për, 3 abstenim dhe asnjë kundër, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për riorganizimin e Ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurinë e tyre.

—————————————————————–

Ish kryeparlamentari Jakup Krasniqi deklaroi se të dy votimet e djeshme janë antikushtetuse, pasi Kushtetuta e Kosovës njeh vetëm një 2/3 dhe atë vetëm 2/3 e gjithë deputetëve te Kuvendit të Kosovës. Në një postim në rrjetin social Facebook, ai shprehet se rregullorja e Punës se Kuvendit e njeh dy të tretën e shumicës prezentë, por kjo bie ndesh me dy të tretën e Kushtetutës. Ai thotë se edhe Kushtetuta e Shqipërisë e njeh 3/5 (84 deputetë) nga të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, edhe praktikat tjera kur flasin për 2/3 apo shumicën absolute (50%+1), askund nuk i referohen shumicës prezentë, por shumicës si tërësi e Kuvendit. /RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress