Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 22 Janar 2015

RTP lajmet 22 Janar 2015

–          Drejtuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, vizitë pushteteve lokale në Preshevë e Bujanoc

–          Hapet në Preshevë ordinanca e parë private gjinekologjike obstetrike FEMMED

–          Lyhet me benzinë dhe i jep flakën vetes një qytetarë në Bujanoc

–          Albin Kurti tërhiqet nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje

————————————————————-

RTP logo 

Një delegacion i Këshillit Kombëtar Shqiptar, i udhëhequr nga kryetari Jonuz Musliu të martën i bëri vizitë Komunës së Preshevës, me çrast në dy vjetorin e heqjes së lapidarit vendosi lule dhe bëri thirrje për kthimin e tij. “Përderisa në Kosovë ditë e më shumë bëhet zbulimi i përmendorëve serbe dhe askush nuk i pengon, në Luginën e Preshevës jo vetëm që i mohohet një e drejtë e tillë por në mënyrën më barbare hiqet lapidari” tha me këtë rast Musliu.

Delegacioni i Këshillit Kombëtar Shqiptar, i udhëhequr nga kryetari Jonuz Musliu të martën ka qëndruar edhe në godinën e Komunës së Preshevës ku u mirëprit nga kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa. Gjatë këtij takimi janë ngritur një mori temash për diskutim si dhe është vlerësuar roli i KKSH-së lidhur me bashkpunimin me udhëheqësit komunale. Mustafa uroj KKSH që në funksionimin e këtij mandati të jetë Këshill që do të zgjidhë problemet e shqiptarëve.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu me bashkëpunëtorët e tij, në nderë të fillimit të gjysëmvjetorit të dytë shkollor, pas vizitës që patën në Komunën e Preshevës, vizituan Shkollën e Mesme Teknike “Presheva” dhe Gjimnazin “Skënderbeu” me ç’rast u takuan me drejtorët e këtyre institucioneve shkollore Telat Arifi e Abdurrahman Zylfiu. Gjatë këtyre takimeve u ngritë problematika e teksteve të munguara dhe të vjetruara, provimet profesionale, kushtet e vështira të mësimnxënijes, numrit në zvoglim e sipër të nxënësve, etj. Kryetari Musliu pasi uroi fillimin e gjysëmvjetorit të dytë dhe për susksese më të mëdha, tha se këto institucione kanë qenë dritë për Luginën e Preshevës dhe Kumanovën nga ku kanë dalë profesorë, doktorë shkencash, akademik të dalluar mbarëkombëtar dhe ndërkombëtarë.  Andaj uroj që kjo rrugë të vazhdohet, të jetë në nivel të duhur dhe të përsëriten sukseset ngase trashëgimia i obligon” ka thënë Musliu.

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka pritur dje në një takim pune, një delegacion nga Këshilli Kombëtar Shqiptarë të kryesuar nga kryetari Jonuz Musliu. Ky ishte takimi i parë zyrtarë mes pushtetit lokal të Bujanocit dhe KKSH-së, pas formimit të institucioneve shumëpartiake në KKSH. Siç mësohet, gjatë këtij takimi është biseduar për bashkëpunim sa më të mirë të pushtetit lokal dhe KKSH-së në zgjidhjen e problemeve në fushat të cilat janë në kompetencë të këtij organi. Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, i ka dhënë përkrahje të parezervë KKSH-së në punën e mëtutjeshme. Edhe kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu ka deklaruar se KKSH në çdo kohë do të jetë i gatshëm për bashkëpunim me pushtetin lokal në zgjidhjen e problemeve të cilat i preokupojnë popullatën shqiptare. Të dyja palët janë pajtuar se KKSH më nuk do të funksionojë si më parë, dhe se bashkëpunimi pushtet lokal – KKSH do të jetë në nivel.

———————————————

Sot edhe zyrtarisht hapet ordinanca e parë private shqiptare gjinekologjike dhe obstetrike në Luginë të Preshevës “FEMMED”, e cila do të udhehiqet nga Dr.med.spec. Arbenita Arifi – mjeke e specializuar dhe me përvojë shumëvjeçare në spitalet e Gjermanisë. Ordinanca, është e pajisur me të gjitha mjetet dhe pajisjet më moderne bashkohore dhe ofron shërbime profesionale e kualitative sipas standardeve europiane në sferën e gjinekologjisë dhe obstetrikës. “Në Ordinancën  specialistike “FEMMED” do të ofrohen të gjitha shërbimet e mjekësisë primare në lëmin e gjinekologjisë dhe obstetrikës, duke filluar nga konsultimet, vaksinimi kundër HPV-virusit tek adoleshentet dhe pacientet tjera, konsultat dhe planifikimi familjar, monitorim i plotë i shtatëzanive të rëndomta dhe atyre të komplikuara (patologjike), ekzaminimet e ndryshme gjinekologjike dhe akusherike etj., të gjitha këto me pajisje moderne Echo 4 Dimensional, Kardiotokogram, Kolposkop dhe Mikroskop”, thuhet në njoftimin e lëshuar të ordinancës e cila fillon me punë sot. Ordinanca gjinekologjike dhe obstetrike “FEMMED” gjendet në Preshevë, në rrugën e Rinisë nr. 35, buzë lumit në Preshevë.

———————————————–

Mësohet jozyrtarisht, s e dje rreth orës 13:30 afër pompës së benzinës në dalje të Bujanocit, një person i nacionalitetit sërb, nga fshati Osllarë, komuna e Bujanocit, i moshës rreth të 40-tave, ka marrë flakë, nga akoma arsye të panjohura, pasi që është lyer me benzinë. Dëshmitarët okularë kanë bërë të ditur se nuk është dëgjuar asnjë zë nga ai. Këto burime bëjnë të ditur se në ndihmë i ka dalur duke e shuar zjarrin një shofer i autobusit dhe më pas ka arritur ndihma e shpejt e cila e ka transferuar në Qendrën siptalore të Vranjës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes për ti bërë hetimet.

———————————————–

Albin Kurti ka vendosur të mos rikandidohet për postin e kryetarit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, në Kuvendin Zgjedhor të këtij subjekti, i cili pritet të mbahet muajt në vazhdim. Burime të Koha.net të afërta me zhvillimet, tregojnë se si kandidat konsensual i cili do ta zevëndësonte Kurtin për një mandat trevjeçarë në krye të “Vetëvendosjes” është shefi i tashëm i Grupit Parlamentar, Visar Ymeri. Kurti pritet të mbetet vetëm aktivist i subjektit. Lajmi pritet të bëhet i ditur gjatë ditës nga vetë “Vetëvendosje”. Statuti i “Vetëvendosje”-s parasheh që një person mund të zgjedhet vetëm dy herë në postin e kryetarit. Kurtit do t’i mbetet mundësia për t’u rizgjedhur edhe një herë në këtë post, nëse vendos të rikthehet.

————————————————-

Përfaqësuesit e rinj të serbëve shihen si kërcënim për konceptin kushtetues të Kosovës. Subjektet politike të serbëve të Kosovës janë defaktorizuar prejse Lista Serbe u sponsorizua nga Beogradi zyrtar dhe mori pushtetin në nivele lokale dhe zuri gati të gjitha ulëset e rezervuara për serbë në Kuvendin e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore. Përfaqësuesit e rinj ia kontestojnë shtetësinë Kosovës edhe me deklarata e edhe me veprime. Kryeministri Isa Mustafa u është kundërpërgjigjur në heshtje këtyre veprimeve. Por analistët i kanë bërë thirrje të veprojë. Dren Doli e Lumir Abdixhiku kanë thënë se kundërpërgjigjja duhet të jetë me masa shkarkimi./RTP/

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress