Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 23 dhjetor 2014

RTP lajmet 23 dhjetor 2014

RTP logo

– Mbahet seanca e rregulltë e këshillit komunal në Bujanoc

– Kryeministri shqiptar Edi Rama, të premtën viziton Kosovën

 

– Isa Mustafa e Hashim Thaçi, së bashku në Bruksel

– Gazeta gjermane “Zeit” shkruan se fëmijë serb shiten, pasi merren nga nënat e veta

——————————————————————

Është mbajtur dje seanca e radhës e Këshillit komunal të Bujanocit. Gjatë kësaj seance, të kryesuar nga kryetari Nagip Arifi, është shqyrtuar dhe aprovuar propozim buxheti i komunës së Bujanocit për vitin 2015. Vlera e përgjithshme e buxhetit të komunës së Bujanocit për vitin 2015 është 903.280.000, apo rreth 7.4 milion euro, duke u nisur nga mjetet e përgjithshme të cilat vijnë nga Trupi koordinues, mjetet e transferit por edhe mjetet të cilat vijnë në mënyrë direkte tek çerdhja e fëmijëve nga Ministria e financave. Sipas kryetarit Arifi, për herë të parë është duke u hartuar një mënyrë e buxhetit me të cilën kanë patur probleme shumë komuna në Sërbi, ku në mesin e tyre është edhe komuna e Bujanocit. Edhe përkundër faktit se rregullat parashohin që buxheti të aprovohet deri më 20 dhjetorë, vonesat në këtë drejtim vijnë për arsye se Ministria e finansave më 1 dhjetor ka bërë dorzimin e metodës së hartimit të buxhetit për vitin 2015. Propozim buxheti i komunës së Bujanocit për vitin 2015 pritet të aprovohet në seancën e Kuvendit Komunal e cila do të mbahet gjatë kësja jave.

——————————————————-

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit komunal, të mbajtur dje, ka dekalruar se, viti 2015 mund të jetë pak i vështirë, jo vetëm në realizimin e këtij programi por edhe në realizimin e të hyrave, sepse Sërbia është në një gjendje të vështirë ekonomike, gjë që ndikonë në mënyrë direkte dhe indirekte edhe në komunën e Bujanocit. Ai poashtu ka deklaruar se “sot hartuam buxhetin për vitin 2015 ku janë të parapara afër 200 milionë dinarë për infrastrukturë, ku përfshihen jo vetëm asfaltimi i rrugëve, por përfshihen edhe ujësjellësi dhe kanalizimi për të cilat janë ndarë 23 milionë dinarë, në këtë aspket përfshihen edhe mbrojtja e ambientit, zhvillimi i bujqësisë ku për dallim nga viti që po e lëmë pas, nga 8 është rritur në 9 milion dinarë”. Sipas kryetarit Arifi, në buxhetin për vitin 2015, 10 milionë dinarë janë paraparë për kredi të studentëve të cilët studiojnë në vende të ndryshme, ndërsa 10 milionë dinarë janë paraparë për hapjen e vendeve të reja të punës në aftësimin profesional për të gjithë ata të cilët e kanë kryer fakultetin apo shkollën e lartë, ndërsa 5 milionë dinarë janë paraparë për hapjen e vendeve të reja të punës, ku do tu jepen subvencione kompanive private të cilat kanë mundësi të punësojnë punëtorë të rinjë, ka potencuar i pari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi.

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të qëndrojë të premten në Kosovë. Ai është i ftuar nga Lëvizja Fol të flasë për temën “E ardhmja e Ballkanit pas Konferencës së Berlinit, Partneriteti Strategjik në mes Kosovës dhe Shqipërisë si dhe Marrëdhëniet në mes Shqipërisë dhe Serbisë”, bënë të ditur politiko.net. Diskutimi do të bëhet në sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë dhe do të jetë i hapur me pjesëmarrësit në sallë, të cilët mund t’i bëjnë pyetje kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Ende s’është zbardhur agjenda e plotë e kryeministrit Rama në Prishtinë, nëse ai do të jetë edhe vizitor i kryeministrit të ri të Kosovës, Isa Mustafa, apo nëse do të ndajë kohë për ish mikun e tij, tash zv.kryeministër, Hashim Thaçi.

——————————————————–

Qeveria e Hashim Thaçit ishte kritikuar ashpër nga partia e Isa Mustafës për mënyrën se si i ishte qasur dialogut me Serbinë. Por, as ardhja në pushtet e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk pritet të sjellë ndryshime në këtë proces. Formati i dialogut pritet të mbetet i njëjtë edhe nën qeverisjen e re. Kësisoj, dialogu i nisur tri vjet më parë pritet të vazhdojë me agjendë të njëjtë. Paralajmërimi se në janar do të rinisë ky dialog me qasjen dhe formatin e njëjtë po vlerësohet i pakuptimtë. Mosimplementimi i marrëveshjeve të deritashme do të duhej ta shtynte Qeverinë e Kosovës në rishikim të këtij dialogu. Të paktën kështu vlerësojnë njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe atyre politike. Sipas tyre, deri tani pala kosovare i është përshtatur agjendës e cila është caktuar nga Brukseli e që në shumicën e rasteve ka qenë e përcaktuar nga interesat serbe.

———————————————————

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nuk do të jetë i vetmuar në Bruksel përballë kryeministrit serb Aleksander Vuçiq. Me rastin e rifillimit të dialogut për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Mustafa do ta ketë afër edhe zëvendësin e tij, Hashim Thaçin, i cili deri para zgjedhjeve të 8 qershorit ka drejtuar dialogun politik. Lajmin e ka bërë me dije për “Epokën e re” një burim i mirinformuar brenda Qeverisë së Kosovës. “Pjesë e ekipit të kryeministrit Isa Mustafa, në bisedimet e dialogut politik me Serbinë në Bruksel, do të jetë edhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi”, ka thënë ky burim në kushte anonimiteti. Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, javën e kaluar ka zhvilluar një takim në Bruksel me zyrtaren e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, e cila ka paralajmëruar se takimi i ardhshëm në mes të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij serb, Aleksander Vuçiq, i ndërmjetësuar nga ajo, do të mbahet në muajin janar.

—————————————————–

Gjatë tri javëve të fundit rreth 800 qytetarë nga të gjitha komunat e Kosovës kanë tentuar që të emigrojnë ilegalisht në vendet perëndimore nëpërmjet vendkalimit kufitar Dheu i bardhë, në afërsi të Bujanocit, por të cilët janë kthyer mbrapsht nga Policia Kufitare e Kosovës. Kjo pasi kishin deklaruar se ishin duke synuar që

how long for propecia to workwebsitebuy lisinopril 20 mg

të emigronin në vendet perëndimore, siç janë Austria, Gjermania, Zvicra, etj. Por, ndalesat e tilla nga policia nuk janë duke kryer punë, pasi qytetarët, të cilët po ikin kryesisht për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, janë duke shfrytëzuar zonën e “by passit” në Karaçevë, ku Policia e Kosovës nuk ka të drejtë të hyjë në atë zonë për shkak të marrëveshjes, që kanë autoritetet shtetërore të Serbisë me KFOR-in, shkruan “Koha Ditore”. Ekrem Haxhiu, komandant i Policisë Kufitare tek Dheu i bardhë, ka thënë se ata kishin ndaluar dhe kthyer 800 persona, të cilët i kishin mësyrë vendet e Evropës. Sipas tij, një pjesë tjetër janë duke shfrytëzuar edhe rrugën transit.

———————————————

Javorja gjermane, ‘Zeit’, ditëve të fundit ka publikuar një artikull në të cilin thotë se me mijëra foshnje në Serbi, janë shitur pasi iu kanë marrë nënave menjëherë pasi i kanë lindur. Sipas këtij shkrimi, prokuroria serbe vazhdon të heshtë për raste të tilla, megjithëse ka raste që kanë ndodhur vite më parë. Mediumi e ka intervistuar një grua serbe me emrin, Mira Dobrosavleviq, e cila thotë se kurrë nuk do e harrojë momentin kur e ka lindur djalin e saj më 2 nëntor të vitit 1989 në Pançevë të Serbisë. ‘Zeit’ shkruan se kjo nënë serbe është tronditur kur e ka marrë vesh se djali i saj në fakt është i gjallë dhe se ai ishte shitur si foshnje. Asociacioni serb i prindërve thotë se janë nga 6 mijë deri në 10 mijë raste të fëmijëve që janë “zhdukur” në mes të vdekjes dhe autopsisë. Deri më tash, ky asociacion duke realizuar teste të ADN-së ka arritur të bie në gjurmë të 42 fëmijëve të shitur që tash janë në moshë madhore./RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress