Konferenca e Këshillit Shqiptar të Paqes kësaj radhe do të mbahet në Preshevë më datë 26-27 prill me moton ‘ Të jetosh për hir të të tjerëve’. Është kënaqësi e veçantë për Preshevën që kësaj here jemi nikoqir dhe mikpritës të ambasadorëve për paqe në botë ka thënë kështu në programin e paradites, kryetari i komunës Ragmi Mustafa.
—————————————-
Këshilli komunal ka mbajtur mbledhjen e tetë për vitin 2014
Anëtarët e Këshillit komunal në mbledhjen e sotme kanë shqyrtuar problemin e përgatitjeve mbrojtëse në komunën e Preshevës, gjithashtu është shqyrtuar edhe raporti i punës për vitin 2013 të avokaturës publike komunale të komunës së Preshevës.Në këtë mbledhje është shqyrtuar edhe vendimi për lokacionin për hedhjen e mbeturinave ose materialeve të forta të ndërtimtarisë ,në lokacionin që është caktuar në Cer me sipërfaqe jo më pak se 5 hektarë.Ndërkaq në këtë seancë është shqyrtuar edhe miratimi i aktvendimit mbi emërimin e komisionit për regjistrimin dhe evidentimin e patundshmërive në pronësi publike të komunës së Preshevës,sipas kryetarit Mustafa në këtë mbledhje janë shqyrtuar edhe kërkesat e qytetarëve,të gjitha a to kërkesa që janë parë të arsyeshme janë miratuar,ndërsa a to të cilat janë refuzua duhet të drejtohen tek institucionet tjera të pushtetit lokal.
—————————————————-
Matura e vogël më e vështira se kur do herë – semimaturantët me teste shtesë
Semimaturantët për herë të parë do të zgjidhin testin e tretë famoz prej pesë lëndëve. Ministria e arsimit sot edhe do të publikojë zyrtarisht kalendarin e provimeve , ndërkaq sipas të dhënave provimet i maturës së vogël do të mbahen më datë 16,17 dhe 18 qershor . Ditën e parë do të jetë provimi nga gjuha amtare , ditën e dytë nga lënda e matematikës dhe në ditën e tretë testi i kombinuar. Secili test duhet të zgjidhet brenda dy orëve edhe atë prej orës 10 –të deri në ora 12-të , dhe do të ketë 20 detyra. Ajo çka më shumë ë i brengos nxënësit është se si do të duket testi i tretë , pasi aty do të testohen dituritë edhe prej 5 lëndëve si nga biologjia, historia , gjeografia, fizika dh kimia . Është parashikuar që secila lëndë të ketë tri deri në pesë pyetje. Matura e vogël do të ketë 40 pikë dhe 60 pikë nga suksesi klasës së pestë deri në të tetën. Provimit të maturës së vogël do ti nënshtrohen 66,000 semimaturantë , çka do të thotë se në Serbi këtë vit do të ketë rreth 4 mijë nxënës më pak se vitin e kaluar. Megjithatë në Novi Sad grupi i prindërve dhe mësimdhënësve kanë grumbulluar rreth 11,000 nënshkrime për tërheqjen e testit të tretë.
Kalendar provimeve |
|
Datum | Lëndët |
9. maj | Testit provues i kombinuar |
10. maj | Testi provues në gjuhën amtare |
11. maj | Testi provues në matematikë |
16. qershorë | Testi zyrtarë nga gjuha amtare |
17. Korrik | Testi zyrtarë nga matematika |
18. Korrik | Testi i kombinuar |
20. ili 21. Korrik | Rezultatet preliminare |
do 26. Korrik | Rezultatet përfundimtare |
od 26. Korrik | regjistrimi |
Kontrabandë me vaksina për kafshë
Doganierët në vendkalimin kufitar të Preshevës kanë ndaluar tentim kontrabande të vaksinave për kafshë. Gjatë hyrjes në Serbi nga Maqedonia, është ndaluar vetura e tipit Huyndaiu Getz, me targa të Leskocit, vozitësi i së cilës në pyetjen e doganierit se ka diçka për të lajmëruar për doganë, ka thënë asgjë. Me një kontroll të detajuar të një veture janë gjetur 55 copë vaksina për kafshë “Nobilis diluent FD 200 ml” dhe 55 copë tableta vaksinë “Nobilis SG 9R” që përdoren për parandalim të infeksionit me salmonelë. Vaksinat janë gjetur në pjesën e dedikuar për rrotën rezervë dhe hapësirën për ventilim para ulëses së bashkëshoferit, që janë fshehur së bashku me lëngun për mbajtjen e temperaturave të ulëta. Vlera e mallit të konfiskuar ka qenë 1500 euro.
Publikohen emrat e ministrave në qeverinë e re të Serbisë
Blic publikon emrat që pritet të përbëjnë qeverinë serbe: Kryeministër: Aleksandër Vuçiq , kryetar i SNS- që fitoi zgjedhjet parlamentare. Ministër i Jashtëm :Ivica Daçiq (kryeministër i dhe ministër i deritashëm i Punëve të
Brendshme) për të cilin thuhet se nuk ka ndonjë meritë në polici por të cilit i përmenden meritat në arritjen e Marrëveshjes së Brukselit nënshkruar me Hashim Thaçin më 19 prill 2013. Ministër i arsimit dhe i shkencës Sërgjan Vërbiq ( jashtëpartiak) i Finanancave Lazar Këstiq (jashtëpariak), ministër i Drejtësisë Nikola Selakoviq (SNS, ministër i deritashëm në këtë resor), ministër i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq (SNS, ish –kryetar iKuvendit serb), ministër i Mbrojtjes Nebojsha Rodiq (SNS, ishministër në këtë resor), ministër i kulturës dhe i informimit Ivan Tasovac (jashtëpartiak), ministër i Tregtisë, i telekomunikacionit dhe i turizmit Rasim Lajiq (SDPS, ish – ministër në këtë resor), ministër i Rinisë dhe i Sportit Vanja Udoviçiq (SNS), ministër i Bujqësisë dhe i Ambientit Zhivanko Radovançev (SPS), Dushan Vujoviq (jashtëpartiak), ministër i Ndërtimit, komunikacionit dhe infrastrukturës Aleksandar Antiq (SPS), ministër i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar (SNS), ministër i Ekonomisë, ministër i Administratës shtetërore dhe qeverisjes lokale Kori Udovçki (jashtëpartiak). Blic nuk shkruan se ç’pozitë mund të mbajë Aleksandar Vulin, ministër i ngarkuar për Kosovën, ndërsa supozon se ministër pa portofol mund të emërohet lideri i Nova Srbija- s Velimir Iliq