Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 26 Prill 2014 – Arrin në Preshevë delegacioni I Federatës për Paqe Universale

RTP lajmet 26 Prill 2014 – Arrin në Preshevë delegacioni I Federatës për Paqe Universale

RTP-Logo
Kanë arritur në Preshevë sot delegacioni i gjerë i Federatës së Paqes Universale Këshilli Shqiptar i Paqes. Në delegacion ka përfaqësues nga Kosova Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, e Çamëria. Ndër personalitet  më të njohura që po qëndrojnë në Preshevë janë ish- Presidenti i republikës së Shqipërisë shkëlqesia e tij Alfred Mojsiu, deputetja e Kosovës Flora Brovina, Teuta Arifi kryetare e Tetovës, kryetari i federatës së paqes në serbi Bajram Ibraj dhe shumë personalitete të tjera. Ata sot janë takuar me kryetarin e Komunës së Preshevës , si dhe kanë vizituar  radiotelevizionin Presheva, Bibliotekën e qytetit Mehmet Jusufi  dhe hapësirat e Fakultetit në Preshevë. Ndërkaq nesër me fillim prej orës 10 në amfiteatrin e RTP do të mbahet konferenca e ambasadorëve për paqe me temën Të jetosh për hir të të tjerëve. konferencën radiotelevizioni Presheva do ta transmetoj drejtpërdrejt deri në orën 14:00.

———————————————-

Trajnohen mësimdhënësit e Gjimnazit Skënderbeu në Preshevë –qëllimi metodat moderne në arsim

Mësimdhënësit e Gjimnazit Skënderbeu në Preshevë kanë mbajtur sot trajnimi e tretë të radhës rreth metodave më të mira dhe të lehta të sistemit arsimor. Prezent në këto ligjërata ishin edhe përfaqësues shqiptarë të institucioneve të arsimit si këshilltari pedagogjik.  Ligjërues ishin përfaqësues të ministrisë së arsimit në Republikën e Srebisë.

Ekipi I Ministrisë së Arsimit Shkencës e Teknologjisë së Arsimit gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Preshevë gjegjësisht në Gjimnazin Skënderbeu në Preshevë  në seminarin e tretë të radhës në fushën e arsimit. dy seminare të tjera janë mbajtur muajt e kaluar dhe dy të tjerë priten të mbahen në periudhën vijuese qershor-gusht. Seminari në fjalë ka për qëllimi arritjen e metodave më moderne të punës në fushën e arsimit pikërisht në këtë shkollë të mesme thekson kështu veç tjerash drejtori I këtij institucioni arsimor Abdurrahaman Zylfiu. Seminarin në fjalë kanë qenë të obliguar ta përcjellin përfaqësuesit e institucioneve të tjera arsimore si këshilltari  pedagogjik republikan Behlul Nasufi. Ndërkaq Rina Ostojiq udhëheqëse e seminarit potencon se ata janë  këtu për të tretën here dhe me një vullnet të madh po punojmë me këtë kolektiv që për mes këtij trajnimi ti përkrahim mësimdhënësit. Ndërkaq  Hyryje Arifi mësimdhënëse në këtë shkollë përshëndet seminaret e këtilla që presin sukese në të ardhmen. Seminari në fjalë është ndjekur edhe nga dhjetë nxënës të kësaj shkolle me qëllim të koordinimit më të mire të praktika më moderne.

———————————

Deputetët e PVD-së në Parlamentin serb  me deputetët e SDA të Sanxhakut  formuan  klub të  përbashkët  deputetësh

Dy deputetët shqiptarë të Luginës së Preshevës bashkë me deputetët e SDA të Sulejman Ugljanin kanë formuar  grupin e përbashkët prej 5 deputetësh për të paraqitura kërkesat e tyre. Kryetar i grupit është Sulejman Uglanin dhe zëvendëskryetar Riza Halimi .

 

Partia për aksione demokratike (SDA) nga Sanxhaku dhe Partia për veprim demokratik (PVD) kanë formuar me 5 deputet klubin e përbashkët deputetësh në Kuvendin e Serbisë. Si president i klubit është zgjedhur lideri i SDA Sulejman Ugljanin ndërsa zëvendës kryetar lideri i PVD-së, Riza Halimi. SDA nga Sanxhaku ka tre deputet ndërsa Partia për Veprim Demokratik ka 2 deputet. Klubi deputetësh mundëson pjesëmarrje në konsultime për caktim të rend të ditës në seancën e parlamentit, minuta më shumë për diskutim por edhe të drejtën për hapësirat e saj dhe administratën në ndërtesën e parlamentit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch