Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 27 dhjetor 2012

RTP lajmet 27 dhjetor 2012

“I kam ftuar dhe prapë po i ftoj qeverisjen lokale në Bujanoc dhe Preshevë të kenë kujdes dhe ta heqin përmendoren për të mos shkaktuar konflikt ndërnacional” ka thënë kryeministri serb Ivica Daçiq. Kryeministri serb dhe ministri i punëve të brendshme Ivica Daçiq ka thënë se nëse vet nuk e heqin, shteti do të bëj me forcë. Ai në një konferencë për medie gjatë qëndrimit të Banja Luka ka thënë se për këtë përmendore janë të njoftuara bashkësia ndërkombëtare dhe ky është një provokim i hapur, “pasi me këtë duan të tregojnë se Serbia nuk e kontrollon pjesën e territorit të saj”, ka thënë Daçiq. “Kjo çështje presim që të rregullohet në javët në vijim. Ka mund të zgjidhet për një ditë, mirëpo ne kemi shprehë dëshirën që të mos hedhim vaj në zjarr. Mirëpo, nëse nuk duan me të mirë, ateherë do ta bëjnë me forcë” ka thënë Daçiq

 

Kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa, tha se interpretimet e tashme të informatave se ish Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) kërcënon kryeministrin e Serbisë, Ivica Dacic, për shkak të monumentit në Preshevë, nuk i kontribuojnë raporteve të mira fqinjësore mes serbëve dhe shqiptarëve. Kryeministri serb Ivica Daçiq ka deklaruar të mërkurën nga Banjalluka se nëse zyrtarët në Bujanoc dhe në Preshevë nuk e heqin vet përmendoren kushtuar pjesëtarëve të UÇPMB-së në qendër të Preshevës, shteti do ta heq këtë dhunshëm. “Nëse kjo nuk ndodhë, këtë e bënë shteti. Për këtë është informuar edhe bashkësia ndërkombëtare, sepse është një provokim i hapur me të cilën mëtohet të thuhet se Serbia nuk e kontrollon një pjesë të territorit”, ka thënë ai. “Ju lus të mos krijojmë tensione në këtë temë. Kjo nuk është korrekte në këtë moment. Ky informacion dëmton edhe serbët e edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës”, ka thënë Mustafa për “Tanjug”. Ai ceku se ka pranuar telefonata nga më shumë se 15 gazetarë nga zyrat e redaksive në Beograd dhe korrespondentët të cilët i ka pyetur: “Kujt i duhet sot lufta në Bujanoc dhe Preshevë”? “Deklaratat e tilla janë jashtëzakonisht të dëmshme”, shton Mustafa, Sipas tij, mediat që japin këto informata nuk ua mendojnë të mirën as serbëve e as shqiptarëve, prandaj nuk sjellin asgjë të mirë

 

 

 

 

 

 

Forumi Rinor Islam mbrëmë ka tubuar bizneset e Luginës .Në një darkë të përbashkët kanë marrë pjesë afaristët nga Lugina e Preshevës,Forumi Rinor Islam nëndega në Zvicër dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal.Sipas kryetarit të Forumit Rinor Islam Bejtulla veseli kjo  darkë modeste është përgatit në mënyrë që të njihemi së bashku më shumë. I ftuar në këtë darkë ishte edhe anëtari i kryesisë së FRI në Zvicërr  zoti Vazhid Beqiri para të pranishmëve foli për punën e kësaj organizate dhe apeloi afaristët e Preshevës që ti bashkohen kësaj organizate.Sa i përket Forumit Rinor Islam  kjo ishte darka e parë  që mblodhi afaristët e luginës së Preshevës dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal

 

Organizata ekologjike “ Çelësi i gjelbër “ në shkollën fillore “ 9 Maji “ në Leran  para nxënësve ka prezantuar projektin për Mjedisi Ekologjik, ku fëmijët kanë patur rastin të  dinë më shumë rreth mbrojtjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm  të ambientit.

Nxënësit e shkollë fillore 9 Maji Leran sot kanë mbajtur një orë shtesë për dallim nga orët e mësimit. Ata sot kanë mësuar më shumë për mbrojtjen e ambientit. E për këtë ligjëratë janë përkujdesur organizata ekologjike “ Çelësi i gjelbër “, të cilët për veç këshillave kanë shpërndarë edhe broshura se si të kemi mjedis të qëndrueshëm.

“ detyra jonë është që Preshevë dhe Bujanoc nxënësve ti ofrojmë informacione për mjedisin jetësor dhe ekologjik, si dhe të rrisim  nivelin e kulturës ekologjike . Gjithashtu për qëllim kemi edhe promovimin e resurseve sidomos metodën e riciklimit  që të arrihet efikasitet energjetik” i ka thënë RTP koordinatore e OJQ “ Çelësi i gjelbër “Olivera Milosevic.

Megjithatë nxënësit në pushim do të jenë me obligime .Ata duhet të mësojnë për Ekosistemin , mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe pasurit e resurset natyrore .Ndërsa në janar nxënësit diturit nga këtë fusha  do ti testojnë në kuisin garues.

“ në këtë mënyrë ne dëshirojmë të dimë se sa nxënësit kanë mësuar për mjedisin jetësor, dhe që më pas diturit e tyre ti reflektojnë tek publiku , pasi në këtë kuis do të jenë pjesëmarrës edhe prindërit e fëmijëve dhe përfaqësuesit e pushteteve lokale “ ka shtuar koordinatorja e OJQ “ Çelësi i gjelbër “Olivera Milosevic.

Donatori kryesor i organizatës ekologjike “ Çelësi i gjelbër “, është kompania Filip Moris , që ka për qëllim zhvillimin e atyre vendbanimeve ku prodhohet duhani. Një nga projektet është hapja e pusit për ujë të prishëm dhe mbjellja e halorëve në shkollën fillore 9 maji Bushtran si dhe rekonstruimi i objektit sanitar në shkollën fillore Muharrem Kadriu në Tërnoc.

 

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Serbisë, Borisllav Stefanoviq, ka thënë se autoritetet shtetërore të këtij vendi kanë qëndrime të ndryshme sa i përket platformës për Kosovën. Ai u ka thënë gazetarëve se do të ishte rrezik po qe se Beogradi ndërpret dialogun me Prishtinën, sepse në atë mënyrë “nuk do të zgjidheshin problemet konkrete” dhe “do të bllokohej rruga e Serbisë drejt integrimit evropian”. Është thënë se presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, përmes platformës që ka hartuar, ka kërkuar ndërprerjen e bisedimeve me Kosovën. Një gjë e tillë është kundërshtuar nga kryeministri Ivica Daçiq, i cili është bartës i dialogut me homologun kosovar, Hashim Thaçi. “Mendoj se një gjë e tillë është joserioze dhe tregon se kjo qeveri ka dy-tri politika të ndryshme ndaj Kosovës dhe rrjedhimisht ndaj integrimeve evropiane. Është e rrezikshme që presidenti të flasë ndryshe, kurse kryeministri ndryshe”, ka thënë Stefanoviq, transmeton Rel. Presidenti Nikolliq ka thënë të martën se po punon në hartimin e një rezolute për Kosovën, të cilën duhet ta miratojë Kuvendi i Serbisë dhe e cila duhet ta përcaktojë kornizën e negociatave me Prishtinën.

 

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Michael Kirby, ka thënë nuk mund të ketë tregti për territorin e Kosovës. “Gjithkush duhet ta ketë të qartë se nuk do të ketë tregti për territorin e Kosovës” ka thënë ambasadori amerikan, raportojnë mediat serbe. Kirby është shprehur i kënaqur me takimet e dy kryeministrave, duke thënë se vetëm dialogu siguron një rrugë të sigurt drejt BE-së. Ambasadori amerikan nuk e ka komentuar platformën serbë për Kosovën, duke thënë se nuk ka asnjë koment zyrtar, pasi platforma nuk është një dokument zyrtar

 

 

 

 

 

 

Vjena, kryeqyteti i Austrisë, sërish mori vlerësime të larta, pasi është shpallur njëri prej kryeqyteteve më të suksesshme në botë. Një studim i OKB-së, i titulluar “Kryeqytetet e botës 2012/2013″, ka renditur Vjenën në vendin e parë në mesin e 70 kryeqyteteve të botës, si qyteti më me prosperitet dhe i suksesshëm. Kështu, kryeqyteti i Austrisë është renditur përpara qyteteve të tjera me një cilësi të lartë të jetës, si Cyrihu, Toronto dhe Brukseli. Për të bërë këtë ranglistë OKB ka vlerësuar kritere të ndryshme që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës në produktivitet, qëndrueshmëri dhe infrastrukturë. Numri një i Vjenës, Michael Hojpl, ka vlerësuar rezultatet si një konfirmim të politikës së qytetit dhe si kompliment për secilin në përkushtimin për ta bërë Vjenën si një nga qytetet më tërheqëse në botë.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch