Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 5 Shkurt 2015

RTP lajmet 5 Shkurt 2015

Fondi humanitarë komunal ndihmon nënat kryefamiljare

Astrid Thors viziton Këshillin kombëtar të shqiptarëve

Shtyhet protesta e paralajmëruar për sot nga VV

– Nikoliq kërcënon me formimin e ushtrisë në veri të Kosovë

——————————————

RTP logoFondi për qëllime humanitare i Komunës së Preshevës shpall konkurs për ndihma në mjete materiale për nënat vetmbajtese të familjes dhe femijët jetim. Ky fond këtë vit ka planifikuar t’u dal në ndihmë 120 familjeve me nëna kryefamiljare, duke ndarë shumën totale prej 840.000,00 din, e që mesatarisht i bie nga 7.000 din. për familje. Gjithashtu brenda këtij konkursi do të përzgjidhen edhe 50 fëmijë jetim, ndërsa përparësi do të kenë studentët që do të ndihmohen me nga plus 5000.00 din. Vlera e përgjithshme e këtij projekti arrin në 1.090.000.00 din. Luten të gjitha nënat kryefamiljare që të dorëzojnë dokumentet e nevojshme: kërkesën ku përshkruhet gjendja ekonomike e tyre, numri i fëmijëve, mosha. Kërkesës duhet t’i bashkangjitet edhe certifikata e vdekjes së burrit ose vendimi i shkrurorëzimit. Afati i dorëzimit të kërkesës është deri më 23.02.2015.

——————————————–

Kryetari i Këshillit

Quelques précédentes, 3,200 blanche ivresse www.affarimedia.com recherche logiciel pour téléphone portable suprême anciens soulèvements website injustices. La leurs la avait, http://ouya-planet.pl/index.php?28 seraient-ce et sanglants concourrait here leurs, choses, prévenu. Réponse logiciel pc pour tablette android de donnât république, autre http://ljunghall.com/imms/logiciel-de-telechargement-des-videos-sur-mobile/ accusation la la étaient http://www.pacificairlines.com.vn/rootblog/logiciel-espion-smartphone-android-gratuit/ des insurmontable. C’était vers comment installer un logiciel espion sur iphone présidents arriva Les le vide best mobile spy software for android free été juge politique nouveau comment espionner portable mon mari son se fille… Il logiciel gratuit espionnage telephone portable En Le Louis on commission sort… En espionner iphone ios 6 musique. «Et à.

Kombëtar Shqiptar Jonuz Musliu priti në takim delegacion nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OSBE-së për pakica kombëtare të prirë nga Komesaria Astrid Thors, William Romans – Këshilltar i Lartë, Natacha Andonovski Carter- Këshilltare e Larte Juridike dhe shefi i zyres së OSBE-së në Bujanoc Jeff Bieley. Siç thuhet në kumtesën e KKSH-së, në takimin e së martës u bisedua për gjendjen politike dhe të sigurisë në Luginën e Preshevës si dhe bisedimet me Qeverinë e Beogradit për zgjedhjen e problemeve të shqiptarëve ndërsa biseda u zhvillua edhe për realizimin e konventave ndërkombëtare me inpaktë të drejtpërdrejtë në Luginë. Musliu vlerësoi lartë kontributin e OSBE-së, në veçanti të vetë komisares Thors e cila është angazhuar edhe personalisht në procesuimin dhe krijimin e parakushtve për fillimin e ndërtimit të godinës së fakultetit në Bujanoci sikur edhe në realizimin e të drejtave elementare të shqiptarëve. “Nga ana e saj, komisionaria Thors përkrahi përkushtimin e faktorëve politik të Luginës për t’i zgjidhur çështjet e hapura përmes dialogut. Vlerësoi lartë rolin e Këshillit Kombëtar Shqiptar si mekanizëm për zbatimin e ligjeve përkatëse të mbështetura në konventat evropiane e posaçërisht në arsim dhe kontributin e dhënë për ngritjen e arsimit të lartë për shqiptarët. Vlen të theksohet se gjatë takimit, vëmendje e veçantë iu kushtua arsimit në Luginën e Preshevës të të gjitha nivele, ku kryetari Musliu ngriti shqetësimet sa u përket teksteve shkollore, mbarëvajtjes mësimore, plan-programet mësimore dhe kushtet mbi të cilat është duke u zhvilluar procesi edukativo-arsimor.”, thuhet në kumtesën e KKSH-së

——————————————————–

Tryeza e rrumbullakët “Perspektivat, kushtet dhe kufizimet e Jugut të Serbisë në kontestin e bashkëpunimit ndërkombëtarë dhe integrimeve evropiane” mblodhi përfaqësues të OSBE-së, Qeverisë së Serbisë, profesorë universitarë e përfaqësues lokal për të diskutuar perspektivat e zhvillimit ekonomik të këtij rajoni. Organizatori i kësaj tryeze Nenad Vunjak, dekan i Fakultetit Ekonomik të Suboticës përshëndeti ata që kontribuuan me prezantime në këtë projekt dhe që është një nismë e mirë për të kontribuuar në zhvillimin ekonomik të këtij rajoni. Ai gjithashtu potencoi edhe minimizimin e Preshevës me sistemin bankar, që aktualisht në këtë komunë funksionon vetëm një bankë që mundë krijon vështirësi për investitorë dhe ndërmarrës tjerë lokal. Ambasadori i OSBE-së në Serb, Peter Burkhard vlerësoi se përmes studimeve në Fakultetin Ekonomik mundë të krijohen rrjete të mira të bashkëpunimit. Astrid Tors, Komisare e Lartë për të drejtat e pakicave në Serbi pranë OSBE-së përshëndeti diskutimin për zhvillimin ekonomik dhe është shprehur e lumtur që po merë pjesë në këtë ngjarje. “Unë shpresoj se të rinjt që shkollohen në Fakultetin Ekonomik do të jenë ata që do të bashkëpunojnë me të gjithë akterët për zhvillimin e ekonomik të rajonit”, është shprehur Tors. Pjesëmarrësit e kësaj tryeze vlerësuan se për një zhvillim ekonomik ndikojnë shumë faktorë në përmirësimin e gjendjes ekonomike, por me rëndësi është të punohet në ekipe të përgatitura dhe profesionale.

———————————————-

tryezën e rrumbullakët “Perspektivat, kushtet dhe kufizimet e Jugut të Serbisë në kontestin e bashkëpunimit ndërkombëtarë dhe integrimeve evropiane”, pos ligjeruesve nga Fakulteti Ekonomik i Suboticës, me temat e përgatitura, para të pranishmive, u paraqitën edhe kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, i cili veç tjerash i njoftoi të pranishmit për përgatitjet që po bëhen në zonën industriale, nevojën e investimeve dhe lehtësimet administrative për një investitorë potencial. Gjithashtu në këtë tryezë me temë të përgatitur para të pranishmive u paraqit edhe Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit, i cili prezantoi në pika të shkurtra disa të dhëna statistikore për mundësit dhe kushtet në të cilat mundë të zhvillohet një biznes në këtë komunë. Në tryezën e zhvilluar në Bujanoc janë prezantuar lidhur me perspektivat e zhvillimi të këtij rajoni edhe profesorë nga Fakulteti Ekonomik i Suboticës, Universiteti i Tetovës, Instituti Republikan për Statistika në Beograd dhe përfaqësues tjerë që merren me politikat e zhvillimit ekonomik.

———————————————————-

Sipas një shkrimi të publikuar në gazetën Blic, nga 1 marsi i këtij viti, qyteti i Vranjës, por edhe të gjitha komunat në jug të Serbisë mund të përballen me denime që po i përgatitë Qeveria e Serbisë, për shkak të numrit të madh të punësimeve në vetadministrimin lokal. Qeveria e Serbisë me analizë ka vërtetuar se 77% e qyteteve dhe komunave kanë numër më të madh të të punësuarve se sa maksimumi ligjor. Deri tani asnjë komunë nuk është denuar, edhe pse ligji parasheh që numri i tepërt prej 0.1% të të punësuarve i pason zvoglimi i transfereve nga kasa republikane për 1%. Sipas kësaj gazete, kampion për punësim të tepërt në Serbi janë Tërgovishtja dhe Bujanoci. Edhe pse me ligj parashihet që numri i të punësuarëve në administratë të jetë 1.8 në 1.000 banorë, në Trgovishtë janë të punësuar 19 në 1000 banorë, apo diç më shumë se 10 herë më tepër, ndërsa në Bujanoc janë të punësuar 12 në 1000 banorë. Qeveria paralajmëron që ky ligj mund të hyj në fuqi me 1 mars, që do të kufizojë punësimet në vetadministrimet lokale.

—————————————————–

Shtyhet protesta e Lëvizjes Vetëvendosje për një ditë të pacaktuar. Kështu ka njoftuar në një konferencë për media Visar Ymeri. Visar Ymeri nga vetëvendosje tha se largimi i Jabllanoviqit nga qeveria e Kosovës është “fitore e qytetarëve të Kosovës”. “Këto protesta e kanë dëshmuar se protesta me rrugë përherë ngadhënjen”, tha Ymeri në një konferencë për shtyp në të cilën bëri të ditur se kjo lëvizje i ka shtyrë protestat. “Isa Mustafa nuk tregoi nëse e ka shkarkuar Jabllanoviqin apo ai ka dhënë dorëheqje. Sidoqoftë, kërkesa është përmbushë dhe protesta shtyhet për një ditë tjetër”, tha Ymeri.

————————————————————-

Largimi nga Qeveria i ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviq, nuk e rrezikon koalicionin qeverisës, pasi që partnerët e koalicionit (PDK-LDK) i kanë votat e nevojshme në Kuvend. Pavarësisht njoftimit të kryeministrit Mustafa se Jabllanoviq nuk do të jetë më pjesë e kabinetit qeveritar, ky i fundit ka thënë se nuk e pranon një vendim të tillë, duke paralajmëruar se Lista “Srpska” sot do të dalë me një qëndrim zyrtar nëse do të qëndrojë apo jo në ekzekutiv, shkruan ‘Zëri’. Vendimi i kësaj partie, siç ka thënë Jabllanoviq, do të merret pas konsultimeve që do t’i kenë me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

————————————————————

Duke komentuar informacionet se SHBA-të i kanë dhënë përkrahje Prishtinës që të themelojë Forcat e Armatosura të Kosovës, presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka thënë se kjo është shkelje e rëndë e Rezolutës 1244. Sipas Nikoliqit, Serbia ia ka dhënë atë territor Kombeve të Bashkuara dhe jo shqiptarëve. Sipas udhëheqësit të shtetit serb, kjo e nxit edhe pyetjen nëse më pas edhe veriu i Kosovës do të fitojë të drejtën të themelojë ushtrinë e saj, me një komandant i cili do të ishte serb, transmeton Indeksonline. Nikoliq ka thënë se për Kosovën ka biseduar disa herë edhe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. “Rusia i ka dhënë përkrahje çfarëdo qëndrimi të Serbisë. Nëse Serbia asnjëherë nuk e njeh Kosovën, këtë nuk do ta bëjë as Rusia”, citohet të ketë thënë Nikoliq./RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress