Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 5 tetor 2012

RTP lajmet 5 tetor 2012

Hapësira ku jetojmë nuk do të thotë se duhet të pastrohet vetëm kur është dita e ambientit apo tokës. E për një vetëdijesim të tillë është përkujdesur organizata joqeveritare INEP e cila në kuadër të projektit “ Të pastrojmë Preshevën “ ka pastruar parkun dhe oborrin e shkollës fillore në Zhunicë . E nxënësit e kësaj shkolle në kanë një arsye pse sot ata pastruar tërë këtë hapësirë. “ Ne sot kemi dalë për të pastruar ambientin pasi pastërtia është pjesë e shëndetit tonë “ ka thënë njëra nga vajzat e kësaj shkolle. Burim Bilalli kryetari i OJQ “INEP “ thotë se ky aksion për veç që është mbështet nga nxënësit një mbështetje të madhe i ka dhënë edhe bashkësia lokale. Ndërkaq realizimi i këtij projekti është bërë nga Trupi koordinues. Ky është aksioni i dytë që kjo organizatë realizon në vendin tonë , ku projekti i parë ka qenë fëmijët në rrugë , që ka pas për mision pastrimin e rrugës nga shtëpia deri në shkollë. OJQ INEP aksione të tilla do të realizojë nëpër të gjitha vendbanimet e komunës sonë, duke realizuar ligjërata nëpër shkolla që kanë për qëllim vetëdijesim qytetar për një ambient sa më të pastër.

——————-

Duke pas parasysh se procesi edukativo-arsimor ka filluar nga 1 shtatori i këtij viti në të gjitha shkollat fillore e të mesme në vendin tonë edhe në Entin Parashkollor 8 Marsi në Preshevë janë bërë parapërgatitjet e duhura për fillimin e vijimit të procesit mësimor për këtë vit shkollor. E në anën tjetër nuk janë të përgatitur ashtu siç duhet në aspektin higjienik në mungesë të mjeteve ka potencuar kështu për Radiotelevizionin Presheva drejtori i këtij institucioni parashkollor Selajdin Abdiu. Sipas drejtorit në fjalë është shqetësuese fakti se këtë vit në tërë territorin e komunës së Preshevës mësimin parashkollor që tani më është i obliguar e ndjekin gjithsej 340 fëmijë çka do të thotë se nga viti i kaluar në këtë vit numri është zvogëluar për 60 fëmijë më pak si pa sojë e emigrimit të qytetarëve tanë në botën e jashtme, natalitetit e të ngjashme. Përndryshe, muaji shtator është muaji i adaptimit për të gjitha nivelet e fëmijëve ndërsa nga 1 tetori i këtij viti ka filluar zhvillimi i plan-programit me tekstet e domosdoshme të siguruara në Maqedoni për fëmijët parashkollor.
—————–

Konkurs për pjesëmarrje në garën e recituesve 100 vjet shtet

shqiptarë. Radiotelevizioni Presheva organizon garat e recituesve në dy kategori, varësisht nga mosha e konkurrentëve. Në kategorinë e parë të drejtë pjesëmarrje do të kenë recituesit e moshës më të re, deri në 15 vjet ndërsa në kategorinë e dytë recituesit e moshës së rritur, mbi 15 vjet. Fletëparaqitja për garën e recituesve duhet të përmbajë emrin e mbiemrin e recituesit, datën, muajin, vitin e lindjes, vendi dhe komuna nga vjen, autori, titulli, poezia që do të recitohet, kohëzgjatja e sajë. Recituesi nuk guxon të jetë edhe autor i poezisë që do të recitojë. Fituesit e këtyre garave për dy kategoritë do të shpërblehen me shuma parash. Dorëzimi i fletëparaqitjes bëhet në lokalet e Radiotelevizionit Presheva nga data 01 tetor 2012 deri më datën 01 nëntor 2012.

——————

Beogradi zyrtar e ka formuar Ekipin për zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën, së shpejti pritet të miratohet edhe Platforma për Kosovën, kurse në krye të grupit punues do të jetë shefi i ekipit për dialog, Dejan Pavicevic. Qeveria e Serbisë, në përpjekjet për t’i përmbushur kushtet e përafrimit në BE, e ka formuar grupin e punës për zbatimin e marrëveshjes për kontrollin e përbashkët të kufirit me Kosovën, siç i quan Beogradi “vendkalimet kufitare”, i cili do të drejtohet nga shefi i ri i ekipit për dialog me Prishtinën, Dejan Pavicevic. Sikurse ka konfirmuar sekretari i Qeverisë serbe për gazetën “Vecernje Novosti”, Veljko Odalovic në atë grup, i cili së shpejti duhet të takohet me përfaqësuesit e Prishtinës dhe të administratës së Brukselit, do të jenë ekspertët nga ministritë e policisë, mbrojtjes, bujqësisë, drejtorisë së doganave. Ata do të përpiqen të merren vesh me institucionet e Kosovës dhe BE-në, si të zbatohen në terren marrëveshjet e arritura e që njëkohësisht, të respektohet edhe legjislacioni i Serbisë. “Pasi që edhe pala jonë pranon se zgjidhjet e arritura nga shkurti i këtij viti nuk janë sa duhet të volitshme, ky grup do të mundohet që në tryezën negociatore të arrijë zgjidhje sa më të mira”, ka thënë ai.
RTV Presheva

One Response

  1. Manale thotë:

    Cara Meb peblqen jashteb fustan sup. Uneb kurreb nuk kaneb vsejhet mebngeb teb gjata njeb mendim, por mua meb peblqen neb mebnyreb disa prej tyre teb pareb. Uneb mendoj se ebshteb die7ka qeb uneb do teb duhet teb provoni pebr teb pareb nebse kjo ebshteb die7ka qeb do teb duken teb mira pebr mua. Uneb gjithashtu duhet teb mbani neb mend se uneb jam i teb paturit e njeb dhe do teb jeteb shumeb e vallebzim. Pra, gjateb sleeves mund teb bebhen shumeb teb ngrohteb, por uneb nuk jam i sigurt nebse uneb do teb doja njeb xhaketeb qeb shkon me fustan. Edhe pse kjo nuk zgjidh e7ebshtjen e gjetjes seb shumeb teb ngrohteb, ndebrsa vallebzimi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch