Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 7 Shkurt 2014

RTP lajmet 7 Shkurt 2014

Kanë filluar rezultatet e para , që kur  NP Moravica ka nisur aplikimin e  metodave paguaj – kryejmë shërbime .Vetëm  gjatë 2 javëve të fundit janë rritur të hyrat për 10%. Por këtë praktikë më shumë po e vuajnë komplekset banesore , ku ka raste në një blok nuk paguajnë 80 % e kryefamiljarëve , e viktimë bien edhe  ata që paguajnë. Masat restriktive  do të ndërmerren edhe për ujin e pishëm , pasi sipas drejtorit Moravicës nëse qytetarët nuk paguajnë atëherë as Moravica nuk do mund ti paguaj faturat e energjisë elektrike dhe me automatizëm vie deri tek shkyçja e energjisë dhe ndërprerjes së ujit të pishëm.

 

Praktika e re e Ndërmarrjes Publike Moravica paguaj ofrojmë shërbimin ka filluar të japë  rezultatet e para  për këtë ndërmarrje. Sipas drejtorit  Naser Sadiku vetëm gjatë dy javëve të fundit të hyrat  janë rritur  për 10 përqind.  Nga kjo praktikë aty ku sheh shumë mbeturina  tregon qartë  se nuk janë parapagues të rregullt. Por, problemi më i madh po paraqitet në komplekset banesore.  tek banesat në qendër të qytetit po thuajse është shndërruar deponi mbeturinash.

Por banorët e kësaj ndërtese  thanë se në këtë lokacion hedhin mbeturina edhe shumë qytetarë të pa ndërgjegjshëm. Me gjithë atë në këto ndërtesa po e vuajnë edhe ata që paguajnë.

Me ngritjen e temperaturave mund të vie deri te alarmimi i ndonjë epidemie të mundshme  paralajmëron kështu mjeku Ali Aliu. Sipas tij duhet që sa më shpejtë të gjendet ndonjë zgjidhje eventuale  në mes të qytetarëve dhe N.P Moravica.Në fund drejtori Naser Sadiku ka apeluar që të gjithë qytetarët të shlyejnë  borxhet  e tyre sepse në të kundërtën NP Moravica do të futet në borxh  ndaj eketrodistribucionit me ndërprerjen e rrymës.

Por ky aksion nuk do të përfundojë vetëm me mbeturinat pasi që  masat restriktive do të vazhdojnë edhe me ujin e pijshëm.

 

————————————–

 

Agron Memeti- të jemi të kujdesshëm në mirëmbajtjen e flokëve- ato janë pjesë e shëndetit 

 

Vetëdijesimi për mirëmbajtjen e flokëve është faktorë kryesorë. Çdo ditë mund të bëjmë gabime gatë tretmanëve të flokëve duke u nisur nga ana e larjes, maskave, ngjyrave, prerjes dhe rregullimit të tyre. Floku është pjesë e shëndetit tonë, duke qenë të kujdesshëm në mirëmbajtje ne do të jetojmë më mirë, ka deklaruar kështu në programin e paradites në Radiotelevizionin Presheva specialisti i parukerisë, Agron Memeti, pronarë në sallonin e ondulimit pasion Agi hejr.

 

Lirohet nga paraburgimi Safet Arifi, i dyshuar për ndihmë për vrasjen e policit në Tërrnoc

 

Safet Arifi, i cili dyshohej se ka ndihmuar personat që me veturë kanë shkelë policin për vdekje Goran Gjorgjeviq, është liruar nga paraburgimi. Siç njoftohet nga burimet polcore, Safet Arifi nga Tërrnoci i madh, është arrestuar me 25 dhjetor të vitit të kaluar. Me 21 tetor vitin e kaluar, me veturë është shkelë polici Gjorgjeviq (44) cili kishte tentuar të ndalojë venturën, vozitësi i së cilit në vend se ta ndalë makinën, ai ka goditur atë, duke ndërruar jetë pastaj në qendrën spitalore në Nish.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch