Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet e datës 9 Korrik 2014 – Këshilli Komunal mbajti mbledhjen e saj të rregullt

RTP lajmet e datës 9 Korrik 2014 – Këshilli Komunal mbajti mbledhjen e saj të rregullt

RTP-LogoKëshilli Komunal në mbledhjen e sotme  të rregullt shqyrtoi dy pikat e parapara të rendit të ditës atë të propozimit të aktvendimit mbi ndryshimin e aktvendimit për formimin e komisionit dhe përcaktimin e kompensimit për punën e shërbimit për konstatimin  profesional të kohës dhe shkakut të vdekjes jashtë institucionit shëndetësor si dhe shqyrtimi i konkursit publik për transportin lokal të udhëtarëve në territorin e komunës së Preshevës. Dy pikate rendit të ditës së sotme u miratuan nga anëtarët prezent potencoi veç tjerash kryetari i Komunës Ragmi Mustafa. Po ashtu në mbledhjen e sotme në pikën të ndryshme u shqyrtuan edhe mbi njëzet kërkesa të qytetarëve të komunës së Preshevës drejtuar këtij organi komunal tha kryetari Mustafa. Pikat e shqyrtuara dhe miratuara në mbledhjen e sotme të këshillit komunal adresohen për shqyrtimin edhe në seancën e radhës të Kuvendit Komunal të Preshevës.

————————————————————

Delegacioni i komunës së Preshevës i kryesuar nga kryetari Ragmi Mustafa ka vizituar Shkollën e Mesme teknike Presheva në Preshevë aty ku po bëhet rekonstruimi i nyjeve sanitare. Projekt ky me planin investiv në fushën e zhvillimit dhe rregullimit të infrastrukturës më të mirë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në komunën tonë. Sipas kryetarit Mustafa ky është projekti i dytë në shkollën e mesme teknike që po realizohet,pasi më parë ka filluar edhe rekonstruimi i sallës së edukatës fizike. Projekt ky që  koofinancohet me  Trupin Koordinues dhe buxhetin e komunës së Preshevës,ndërsa vlera e përgjithshme  e këtij projekti  është 2 milion e 700 mijë dinarë. Drejtori i Shkollës së mesme teknike Telat Arifi falënderoi pushtetin lokal dhe trupin koordinues për këto dy projekte pasi kjo do të ndikojë në përmirësimin e kushteve në këtë shkollë. Vizitën kryetari Mustafa  e ka vazhduar në vendin ku po realizohet projekti i parë për nevojat e zonës industriale, që lidhë pikat nga stacioni hekurudhor deri në parcelat kadastrave të Zonës industriale në Cukarkë. Gjatësia  e kësaj rruge është 1100 metër e kontraktuar me kompaninë Saba Bellca. Sipas kryetarit Mustafa kostoja e këtij projekti 14 milion dinarë është dukshëm më e ulët në krahasim me rrugët tjera në komunën e Preshevës. Sipas kryetarit Mustafa dy projektet në fjalë dhe  projektet tjera që janë paraparë me planin investiv për vitin 2014 do të kryhen të gjitha po në këtë vit.

———————————————————–

Këshilli i Evropës sjell opinionin e tretë me radhë mbi monitorimin e zbatimit të Konventës kuadër mbi mbrojtjen e pakicave kombëtare nga ana e Serbisë. Opinioni ishte aprovuar nëntorin e vitit të kaluar në Strasburg, ndërsa pas kalimit të procedurave të brendshme qeveria e Serbisë e publikoj këto ditë. Serbisë i rekomandohet që të avancoj më tej legjislacionin në këtë fushë, duke vendosur edhe mekanizmat institucional efikas me qëllim të realizimit të të drejtave të pakicave kombëtare. Sa i përket regjistrimit të popullsisë të vitit 2011 dhe bojkotit të bashkësisë shqiptare, Këshilli i Evropës i bën thirrje organeve kompetente serbe që “të aplikojnë qasje afirmative fleksibile gjatë analizës së atij rezultati në raport me aplikimin e politikave të cilat ndikojnë në bashkësinë shqiptare, dhe gëzimi i të drejtave mos të lidhet me numrin e tyre”. Rekomandohet edhe dialogu i drejtpërdrejt me përfaqësuesit shqiptar, si dhe shfrytëzimi i burimeve alternative të të dhënave, përfshirë edhe të dhënat hulumtuese të pavarura në mënyrë të përgjegjshme. Rekomandohet, “ndërmarrja e masave pragmatike me qëllim të promovimit të punësimit proporcional adekuat të shqiptarëve në administratën shtetërore, sistemin gjyqësor dhe forcat policore” edhe atë “pa shtyrje të mëtejshme. Vlerësohet se shtetit i mungon edhe qasja strategjike gjithëpërfshirëse për integrimin e pakicave kombëtare në jetën publike të vendit, si dhe përmend praninë e dallimeve domethënëse ndërmjet Vojvodinës dhe Serbisë gjatë rregullimit dhe zbatimit të të drejtave minoritare, sidomos mosrealizimi i të drejtave gjuhësore për shqiptarët dhe problemet praktike të përdorimit zyrtar të gjuhës amtare. Më tej thuhet që në komunat në të cilat gjuha shqipe gëzon të drejtë të barabartë të përdorimit zyrtar, siç janë Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, rekomandohet që administratat komunale dhe shtetërore lokale, si dhe gjykatat ta zbatojnë gjuhën shqipe gjatë punës së tyre të përditshme. Shtetit i rekomandohet edhe shtimi i kujdesit gjatë transformimit të teknologjisë mediale në atë digjitale, ashtu që që pakicat mos të pësojnë në të drejtën e tyre për informim në gjuhën amtare, si dhe kërkohet aplikimi i trajnimeve të vazhdueshme për gazetarët e pakicave kombëtare. Poashtu i rekomandon qeverisë që nëpërmjet ministrisë së arsimit të aplikoj procedura ekspeditive me qëllim të lejimit botimit të librave në gjuhën e pakicës, si dhe trajnimin e vazhdueshëm të arsimtarëve. Ndërkohë, njohësit e të drejtave të njeriut dhe pakicave, vlerësojnë së raportimi periodik pran Këshillit të Evropës për zbatimin e Konventës kuadër për mbrojtjen e pakicave kombëtare nga ana e Serbisë, është vija e qartë orientuese që duhet ndjekur.

——————————————————

 

Policia e Nishit rreth orës 2 ka gjetur 20 shtetas afgan pa dokumente personale, që kishin hyrë ilegalisht në Serbi, në veturë të tipit “Renault Espace”, me targa të Gjermanisë në autostradën Nish – Beograd, tek vendi Topanicë e epërme dhe janë arrestuar tre persona për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale. Për trafikim janë arrestuar S.Sh (24), I.A (19) dhe I.A (19), të gjithë nga Presheva. Dy afgan kanë kërkuar azil, ndërsa të tjerër janë dërguar tek gjykatësi hetues ku iu është caktuar denimi prej 10 ditë burg dhe ndalesa prej 1 viti që të hyjnë në Serbi.

———————————————

Friga apo mos dija janë arsyet kryesore të qytetarëve të mos lajmërojnë korrupsionin në polici, ku kanë qenë dëshmitar të ndonjë rasti apo vet si viktimë.”Sipas qendrës për politikë të sigurisë BCBP, qytetarët dhe policia në Serbi konsiderojnë që duhet të lajmrohen rastet e korrupsionit në polici pasi kjo mund të ndikoj shumë në zvoglimin e rasteve korruptive. Mirëpo, realizimi i këtij qëllimi pengon rreth 70%  të rasteve pasi qytetarët nuk dinë se çfarë të bëjnë apo ku të lajmërohen nëse kanë rast korrupsioni në polici” thotë Sasha Gjorgjeviq, nga qendra BCBP. Sipas rezultateve të hulumtimeve që janë bë, edhe pse janë dëshmitar dhe viktima të korrupsionit të policisë ndaj qytetarëve, 72% e tyre nuk e lajmërojnë rastin nëse duhet të jipen të dhënat e veta personale. Këto të dhëna flasin për një mosbesim të madh të qytetarëve ndaj policisë. Ekzistojnë disa mënyra të cilat qytetarët mund të lajmërojnë korrupsionin në polici.”Qytetarët mund të lajmërojnë korrupsionin me shkrim apo me gojë. Mund ti drejtohen shefit të policisë në vendin ku është punësuar polici ose sektorit për kontrollim të brendshëm të policisë” sqaron Gjorgjeviq, duke shtuar se qytetarët mund ti paraqiten sektorit nëse nuk kanë besim në stacionin lokal policor. Sipas ligjit të tanishëm, policia lokale nuk mund ta shmang në zgjidhjen e kësaj akuze.Eshtë me rëndësi që qytetarët kanë afat prej 30 ditësh nga momenti kur ka ndodhë korrupsioni e deri tek momenti kur paraqitet rasti.  /RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch