RTV-Spektrit ju është dhënë akreditimi të përcjellë ndeshjen e kualifikimeve për garat më prestigjioze botërore “Liga e kampionëve të Europës” në mes të KF. Partizanit nga Beogradi dhe KF.Shkëndijës nga Tetova.
Kjo ndeshje e cila do të zhvillohet të mërkurën në Stadiumin e KF. Partizanit nga Beogradi me fillim nga ora 21-45h, është shpallur ndeshje e rrezikut të lartë.
Redaksia e RTV-Spektri, para një jave kishte kërkuar nga KF-Partizani që të i’u jipet akreditimi për të përcjellur ndeshjen nga hapësirat e parapara për gazetar në Stadiumin e këtij Klubi.
Në fillim nuk egzistonte disponimi që ekipit tonë t’i mundësohet akreditimi për këtë ndeshje. Pas intervenimit të “Media Qendrës” nga Beogradi dhe “NUNS-it” na u është lejuar akreditimi, edhe atë, për një Gazetar, një Kamerman si dhe për Kryetarin e Kompanisë Mediale “SPEKTRI” Nexhat Behlulin i cili do ta udhëheqë tv-ekipin tonë në hapësiarat e parapara për mediumet elektronike në tribunat e stadiumit të KF-Partizanit.
Kjo ndeshje futbolli menjëherë pas tërheqjes të shortit për gjiron e dytë të kulifikimeve për Ligën e kampionve ishte shpallur ndeshje e rrezikut të lartë.Udhëheqësit e të dyja Klubeve javën e kaluar kanë mbajtur një takim të përbashkët nga i cili janë nxjerrur konkluzat dhe një vendim i prerë i cili ju lejon të dyja palëve të ndalojë pjesëmarjen e tifozërisë të dyja klubeve që në mënyrë të organizuar të përcjellin ndeshjet.Tifozët e Shkëndisë nuk do të mund të prezentojnë në Beograd, kurse ata të Partizanit nuk do të përcjellin ndeshjen në Shkup pas 7 ditëve kur do të luhet ndeshja e kthimit.
Në postën elektronike të Mediumit tonë, sot kemi pranuar një njoftim nga KF-Partizani i Beogradit ku thuhet se tifozët e Shkëndisë do të pengohen në çdo mënyrë në përcjelljen e kësaj ndeshje në tribuna, duke filluar nga vendkalimet kufitare, në punktin në hyrje të Beogradit “Bubanjë Potok” dhe kontrolli i fundit në tri rrethe kordon policësh për rreth Stadiumit, gjithnjë duke u bazuar në marveshjen që është arritur në mes të dy kryesive të dyja klubeve. Andaj ftohen futboll dashësit e Shkëndisë të mos udhëtojnë kot nëBeograd.
Edhe nënkryetari i KF.Shkëndija Ibish Idrizi apelon tek tifozët e Klubit “BALLISTËT” të ju përmbahen apelit dhe marëveshjes që kanë arritur të dyja klubet e cila parasëgjithash ka vetëm një qëllim e ai është siguria dhe shmangja e incidenteve të panevojshme për të gjithë..
RT-SPEKTRI
B u j a n o c.