Rusia e fitoi luftёn me propagandё nё Barcelonё

Read Time:11 Minute, 18 Second

Tomasz Kamusella Universiteti i St Andrews

Pas invazionit tё pafalshёm tё Rusisё ndaj Ukrainёs paqёsore nё 2022, flamujt e Ukrainёs, banderola dhe shenja tё tjera mbёshtetjeje pёr kёtё vend tё sulmuar janё shfaqur kudo nё Europёn demokratike. Ёshtё shokuese qё nё Barcelonё ato mungojnё. Pёrveҫ kёsaj atje shihet njё mbёshtetje e hapur publike pёr Rusinё neoimperialiste.

A e mbёshtet Spanja Ukrainёn?

Nё prill 2024, duke shfrytёzuar njё interval pushimi nga studimi dhe mёsimdhёnia, unё shijova njё javё pranverore nё Barcelonё. Turistёt i tёrheq kryeqyteti i Katalonjёs me tё famshmen Barri Gòtic (‘Gothic Quarter’), me bazilikёn spektakulare tё Antoni Gaudit Sagrada Familia, Muzeun Kombёtar tё restauruar tё Arteve tё Katalonjёs, nё rrugёn qendrore plot jetё dhe shёtitore, La Rambla. Sipas vizitorёve dhe guidёs, qyteti ka njё gjallёri tё madhe, ёshtё plot kafene dhe restorante tё shkёlqyera. Turistёt e dashurojnё Barcelonёn gjer nё tepri, falё energjisё sё saj dhe gjithashtu arkitekturёs neogotike, plot art dhe moderne, e cila ёshtё shpesh idiosinkratike dhe e pa shoqe nё botё.

Ky destinacion turistik parёsor nuk ka tё sharё nё asgjё. Kёtё mendova unё. Po, pёr habi, duke ecur nёpёr qytetin e vjetёr dhe nё qendёr tё Barcelonёs pёr gjashtё ditё rresht, nuk vura re asnjё shenjё tё ndonjё flamuri ukrainas ose diҫka tjetёr nё mbёshtetje tё Ukrainёs.

Katalonja njihet pёr shpirtin e saj demokrat dhe veprat pёrparimtare. Ukraina po lufton jo vetёm pёr mbijetesёn e saj, por edhe pёr paqe dhe mbrojtjen e demokracisё nё tёrё Europёn. Prandaj kjo mund tё mendohej si diҫka krejt e arsyeshme.

Ndёrsa, nё dukje, jo kaq shumё. Pavarёsisht mbёshtetjes zyrtare tё Spanjёs pёr Ukrainёn, simpatia e Katalonjёs duket se ka mbetur pёr shtetin agresor. Madridi ka njoftuar me zell pjesёmarrjen thelbёsore nё tё gjitha skemat e mbёshtetjes europiane pёr Ukrainёn. Por nё terma absolute monetare Spanja jep furnizime pёr Kievin mё pak se Estonia apo Lituania e vogёl. Mbi tё gjitha, Madridi vatёrzohet nё ndihmat jo vdekjeprurёse, me vetёm njё tё tretёn pёr ato pёr ushtrinё ukrainase. Barcelona prin kёtё rrugё “irenike”, sipas thirrjes sё papёs Francisco pёr “paqe”, ku Ukraina duhet t’i nёnshtrohet kёrkesave tё Moskёs dhe pushtimit rus.

Mbase kёtu ka ndikuar propaganda ruse nё favor tё referendumit tё paligjshёm pёr pavarёsi tё Katalonjёs nё vitin 2017, krahas kontakteve tё ngushta ndёrmjet indipendistёve dhe Kremlinit. Tani ёshtё e njohur se Moska ishte zotuar tё jepte 500 milionё dollarё pёr njё Katalonjё tё pavarur, krahas njё ushtrie prej 10000 mercenarёsh.

Nga pikёpamja e Kremlinit, dёshtimi i Stalinit pёr vendosjen e komunizmit nё Spanjё nё vitet 1936-1939 mund tё zbutej duke ia hequr Katalonjёn Spanjёs demokratike.

Gjatё qendrimit tim nё Barcelonё unё isha dёshmitar i mungesёs qoftё edhe tё njё shenje tё vetme tё ndjenjave pro-Ukrainёs. Nё fakt nё njё rrugicё tё ngushte tё qytetit tё vjetёr, njё banderolё dygjuhёshe, katalunisht- ukrainisht ishte ekspozuar mbi hyrjen e njё dyqani

ushqimor me kёtё tekst: “Ne (katalanёt) qendrojmё pёrkrah popullit ukrainas”. Por, e fshehur nё atё cep tё humbur, kjo thirrje dukej si njё zё nё humbёtirё.

Ja banderola

Mohimi kulturor nё mbnёshtetje tё imperializmit rus

Nga ana tjetёr, simpatia pёr Rusinё e ringjallur luftёnxitёse dukej menjёherё nё shitoret dhe rrugёt kryesore tё Barcelonёs Ditёn e parё tё qendrimit tim atje, bёra njё vizitё nё njё librari pranё hotelit. Nё continent, qendrat e qyteteve kanё me tepri objekte tё tilla intelektuale si sallone dhe ekspozita arti. Katalonja, zyrtarisht, ёshtё dy gjuhёshe. Prandaj libraritё ofrojnё njё tё tretёn e stoqeve tё tyre nё katalunisht, tjetrёn nё spanjisht. Shpesh klasikёt botёrorё dhe librat mё tё shitura janё ҫiftёzuar me pёrkthime spanjisht dhe katalunisht, qё i gjen nёpёr rafte.

Novela mё e fundit e Haruki Murakami “Qyteti dhe muri i pasigurt i tij” nё pёrkthime katalunisht dhe spanjisht

Nё librarinё e rinovuar tё pavarur Alibri syri mё zuri njё seksion tё rregulluar bukur, “Literatura Rusa” (Letёrsia Ruse), nё katalunisht dhe spanjisht. Nё fillim shpresova se do

ketё edhe seksione tё tjera kushtuar letёrsisё nё gjuhё tё tjera, pёrfshi ukrainishten. Por jo, ky qe seksioni i vetёm i kёtij lloji pёr letёrsinё. Njё punonjёse e re aty mё shpjegoi se pronari

ishte dashuruar me letёrsinё ruse. Kjo nuk pёrbёn mёkat nё vetvete, por tre vjet pas fillimit tё invazionit rus, duhet tё kishte mё shumё mirёkuptim dhe empati pёr Ukrainёn, qё po vuan pasojat e luftёs gjenocidale dhe totale nga Rusia. Ajo nuk ishte dakort me sugjerimin tim, duke e quajtur njё “fshirje kulture” diktimin nga ngjarjet aktuale, pёr ekspozimin ose jo tё librave.

Kjo letёrsi ruse “ёshtё e madhe” nuk mund tё fshihet- tha ajo.

Seksioni i letёrsisё ruse te Alibri

Pa menduar se biseda do merrte njё kthesё tё pakёndёshme, unё shёnova se pranimi pa reflektim i pёrrallave tё Kremlinit ishte hapi i parё pёr ҫmontimin e demokracisё dhe nxitjen e mos-lirisё nё Europё. Shtova qё, pasi e ish rifituar demokracia gjysёm shekulli mё parё, (rёnia e regjimit fashist tё gjeneralit Franco-shёnimi im-B.S.),veҫanёrisht tё rinjtё e Spanjёs duhet tё mos bien sёrish nё kthetrat e autoritarizmit. Ne ramё dakord tё mos pajtohemi dhe punonjёsja u largua nga unё.

Ndёrkohё, unё rrёmova mё tej nё seksionin e letёrsisё ruse. Shpejt gjeta njё shkrimtar ukrainas, Andrey Kurkov, me romanin e tij “Vdekja e Pinguinit”. Nё tё vёrtetё, Kurkov shkruan nё rusisht. Por, shkrimtari kolumbian Gabriel Garcia Marquez i hartoi librat e vet nё spanjisht, megjithatё ai nuk konsiderohet autor spanjoll.

Libraritё nё Katalonjё janё shumё korrekte nё tё ndarёt e autorёve spanjollё dhe latinoamerikanё. Prandaj, prisja tё njёjtёn gjё pёr sa i pёrket shkrimtarёve rusё dhe ukrainas, veҫanёrisht tani nё kohёn e luftёs, qё propaganda e Kremlinit e portretizon si njё konflikt ndёrmjet “Rusisё hyjnore” dhe “Perёndimit dekadent”.

Romani i shkrimtarit Andrey Kurkov “Vdekja e Pinguinit” nё pёrkthimet katalunisht dhe spanjisht

Qasja jo dashamirёse e librarisё Alibri ndaj Ukrainёs dhe letёrsisё sё saj shkon deri nё mohimin kulturor dhe miratimin e imperializmit rus. Rasti ёshtё njё tregues i suksesit tё propagandёs ruse qё e mbyt Perёndimin me pёrrallat e saj. Pjesё e kёsaj dukurie ёshtё prirja e Perёndimit pёr tё vazhduar nёnvlerёsimin e gjuhёs ukrainase, duke e pёrfshirё atё te librat e autorёve rusё.

Kjo është ende e përhapur, megjithëse në luftën qё vazhdon, një nga qëllimet e Moskës është shkatërrimi i Ukrainës, krahas gjuhës dhe kulturës së vendit. Prandaj, vendet perëndimore duhet ta dinë kёtё mirё!

Ёshtё shokuese qё seksioni i lartpёrmendur i letёrsisё ruse te Alibri ka paraqitur njё roman nё ukrainisht tё shkrimtarit ukrainas Serhy Zhadan, “Voroshillovgrad” nё njё pёrkthim nё spanjisht. Nё kёtё “zgjedhje” libraria bie dakord plotёsisht me kёmbёnguljen e Kremlinit qё nuk ekziston as Ukraina, as gjuha ukrainase.

Kjo ёshtё sikur librat e shkrimtarit portugez Jose Saramango, tё hartuar nё portugalisht, tё riklasifikohen sikur “i pёrkasin gjuhёs dhe letёrsisё spanjolle”…

Pёrkthimi nё spanjisht i roamnit tё shkrimtarit ukrainas Serhy Zhadan “Voroshillovgrad”

Libraria ka njё seksion tё specializuar pёr linguistikёn dhe gjuhёsinё. Ky njё njё burim tjetёr surprizash. Katёr rafte librash u kushtohen gjuhёs spanjolle dhe dy asaj katalanase. Nё raftin “gjuhёt e tjera” gjeta njё libёr mёsimi tё ukrainishtes dhe dy libra pёr fёmijё nё kёtё gjuhё.

Nga ana tjetёr, rusishtes i ёshtё dhёnё njё vend nderi me dy raftё plot tekste mёsimore dhe romane fiction ose njё sasi e njёjtё hapёsire i ёshtё kushtuar gjuhёs amtare katalunase.

Pёr mё tepёr, ndёrsa po ndiqja kurset e njё larmie gjuhёsh, ndala te njё shёnim, “Ruslandia”- apo “Akademia e Gjuhёs Ruse nё Barcelonё”- qё kish zёnё njё vend tё shquar. Nёpunёsi e sqaroi kёtё trajtim tё privilegjuar duke theksuar qё shumё katalanas dёshirojnё ta mёsojnё rusishten. Do habitesha nё se ata nuk janё mё shumё se anglishtdashёsit.

Njoftimi pёr Ruslandia, Akademinё e Gjuhёs Ruse nё Barcelonё.

Ndikimi i vazhdueshm hibrid i Rusisё

Ruslandia ёshtё themelaur nё 2010 dhe ёshtё njё ndёrmarrje dhe markё e suksesёshme. Asnjё informacion pёr luftёn e Rusisё nё Ukrainё nuk paraqet faqja e saj nё internet. Sepse kjo do tё ishte e dёmshme pёr biznesin e saj. Nё vitin 2022, BE i vuri sanksione instrumentit tё Kremlinit pёr luftёn hibride, ose “Fondacionit tё Botёs Ruse”. Tashmё dega e tij nё Barcelonё apo Instituti Pushkin i Gjuhёs Ruse, vepron haptazi. Instituti vetёm e hoqi nga faqja nё internet njoftimin se i pёrket kёtij fondacioni dhe financohet nga Kremlini.

Ёshtё e qartё, se kjo faqe nё internet ёshtё e kujdesёshme tё mos japё ndonjё opinion mbi invazionin rus nё Ukrainё. Tё pёshtjellon fakti, qё edhe sot, Centro Nacional de Inteligencia (Agjensia spanjolle e inteligjencёs) nuk ka bёrё asgjё pёr ta mbyllё kёtё tё ҫarё ndaj sanksioneve tё BE dhe kultivimit flagrant tё ndikimit rus nё Katalonjё.

Shtёpia Ruse nё Barcelonё

Sidoqoftё, rasti mё interesant i ndikimit rus, tё paskrupullt, ofrohet nga Casa de Rusia (Shtёpia Ruse) nё Barcelonё. Duke ecur nёpёr qytetin e vjetёr, pranё portit detar, mё ra nё sy njё ndёrtesё me arkitekturё tё veҫantё, e shekullit 18. Njoftimet pёr veprimatritё ishin nё cirilike prandaj i tёrhiqnin kalimtarёt. U informova nga tekstet nё tё dy gjuhёt, katalane dhe ruse. Por emri i institucionit ishte mё tepёr kriptografik, CR. Roja e sigurisё i prirё pёr tё ndihmuar, ma zbuloi emrin e plotё apo “Fondacion cultural CR” (Fondacioni kulturor CR).

Interesimi im u nxit mё tej, hyra nё internet dhe gёrmova. Akronimi CR (ose nganjёherё CdR) ёshtё pёr “Shtёpinё Ruse”.

Nё dukje emri i fondacionit ishte shkurtuar, kur nisi sulmi mbi Ukrainёn, nё fillim tё vitit 2022, pёr tё mos e fyer opinionin publik.

Shtёpia Ruse me markё tё re si CR nё 2022

Mbi tё gjitha, ishte sponsori kryesor i Kremlinit, Gazprom, ai qё e financoi themelimin e Casa de Rusia nё 2010. Nё 2016 ky fondacion u bё pjesё e rrjetit tё “Botёs Ruse”. Tre vjet mё pas, Shtёpia Ruse mori njё rol tjetёr, si pёrfqёsuese zyrtare e Universitetit Shtetёror tё Shёn Petersburgut nё Spanjё. Nё 2021 fondacioni madje e pozicionoi veten si lehtёsuesi udhёheqёs pёr tё tёrhequr mё shumё turistё rusё nё Barcelonё, numri i tё cilёve kёrceu nga gjysёm milioni nё 2016, nё 0.8 milionё nё 2019.

Casa de Rusia dhe lidhjet e saj tё shumёfishta mё elitёn ruse dhe institucionet mё tё larta, lulёzoi nёn drejtimin e CEO, Anna Silyunas. Ajo e mori postin nё 2018. Pozita e Silyunas nё qasjen ndaj strukturave qeverisёse ruse ishte, mbase e siguruar nga i shoqi i dikurshёm, njё oligark rus, Kostandin Ernst. Ai ёshtё njё pёrfitues i favorizuar nga media dhe propaganda e Kremlinit. Nuk ёshtё pёr t’u habitur, falё rolit tё tij parёsor nё luftёn nё Ukrainё, Ernst u gjet i varrosur nga njё grumbull sanksionesh tё Perёndimit.

Nё dukje, Shtёpia Ruse ka qenё njё instrument, gjithashtu, pёr tё farkёtuar lidhjet operative ndёrmjet indipendistёve katalunas dhe Kremlinit.

Nё fillim tё 2022, Pёr shkak tё invazionit rus nё Ukrainё, Shtёpia Ruse i pёzulloi veprimtaritё e saj. Sidoqoftё, fondacioni nuk e dёnoi sulmin rus dhe me kujdes shmangu pёrdorimin e termit “luftё” duke pёlqyer shprehjen e miratuar nga Kremlini, “operacion ushtarak”. Mbi tё gjitha, ёshtё sёrish paraja e Gazpromit ajo qё i paguan rrogat e saj. Nё vend tё kёsaj, fondacioni nisi tё luftojё kundёr protestave jo tё shpeshta kundёr luftёs, qё Shtёpia Ruse zgjodhi t’u vejё markёn si “rusofobe”, nё njё vijё me retorikёn e Kremlinit. Por, fati tragjik i ukrainasve ndёn sulmet e paprera tё Moskёs dhe aktet e gjenocidit tё kryera nga ushtarakёt rusё nё Bucha ose Mariupol nuk u regjistruan nё Katalonjё.

Në këtë valë të ndjenjës jo aq të heshtur pro-ruse, Fondacioni CR rifilloi aktivitetet e tij në vjeshtën e vitit 2022. Duke kaluar pranё ndёrtesёs sё fondacionit, vura re se ai kish njё veprimtari tё hapur pёr publikun. Ishte fjala pёr shkrimet e njё autore tё re tё romaneve fantastikё, Anna Starobinets. Nё mars 2022, autorja e kish dёnuar luftёn e Rusisё nё Ukrainё, e kish lёnё Rusinё dhe ishte vendosur nё Gjeorgji.

Tani pasi erdhi nё Shtёpinё Ruse nё Barcelonё, Starobinets i anashkaloi lidhjet e institucionit me Gazpromin dhe Kremlinin. Sikur lufta nuk qe shkaku i pikёllimit tё familjes sё vet dhe i emigracionit tё detyruar.

Veprimtaria u prit nga mbi 50 pjesёmarrёs. Njoftimi zyrtar dy gjuhёsh premtonte pёrkthimin e radhёs nё katalunisht. Por kjo ishte vetëm një mёnyrё për ta bërë situatën e palakmueshme të pranueshme për publikun katalonjas në përgjithësi.

Shtёpia Ruse, nё fakt, funksionon si njё klub social rus. Asnjё pёrmendje tё luftёs nuk bёhej se kjo e prishte atmosferёn e kёnaqshme. Askush nuk e ngriti zёrin nё mbёshtetje tё Ukrainёs. Asnjё flamur ukrainas ose ndonjё simbol i saj nuk u duk. Por nё sallёn e katit tё dytё, ku zhvillohej veprimtaria, ishte afishuar te dera njё foto e stёrmadhe e portёs-hyrje tё Kremlinit me shqiponjёn me dy krerё tё Rusisё.

Nё Barcelonё rusёt ndjehen si nё shtёpin e tyre. Nga njёra anё, ata shijojnё vlerat dhe mundёsitё perёndimore, qё denigrohen dhe kriminalizohen nё Rusi. Nga ana tjetёr, askush nuk i bezdis ata rreth ‘çështjes së parëndësishme të ndonjë lufte’ në Ukrainë, me tё cilёn ata nuk kanё tё bёjnё fare, sikurse janё komentet tipike. Njё i ri me tё jatin, qё morёn pjesё nё kёtё veprimatri tё kёndёshme me familjen e tij, u tronditёn nga qё unё shpjegova nё njё anglishte tё thjeshtuar, se Barcelona ёshtё “mike e rusёve”.

Nё tё vёrtetё. mungesa e reagimit nga Madridi dhe pjesa e Katalonjёs ndaj mbёshtetjes sё ndikimit hibrid rus mund tё interpretohet si njё mbajtje ane ndaj Kremlinit pёr luftёn gjenocidale dhe totale nё Ukrainё.

Duket sikur një vend perëndimor po lehtëson përpjekjet perandorake të Mockёs për të mbjellë mosmarrëveshje në Evropë dhe për të shkatërruar Ukrainën demokratike.

Prill 2024

Pёrktheu Bardhyl Selimi, 2 maj 2024

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Zgjidhet Qeveria e re e Serbisë, Kamberi: nuk pres ndryshim të politikave serbe ndaj shqiptarëve
Next post Robin Krasniqi nesër rikthehet në ring, i bindur për fitore