Sa mirë për Kosovën që Shqipëria ka një akademik patriot të madh si Prof. Eshref Ymeri
Nga Skënder Sadri KAPITI
Këtë shkrim me titull”Sa mirë për Kosovën që Shqipëria ka një shqiptar të madh si prof. Eshref Ymeri” më nxitën për ta shkruar shkrimet, opinionet dhe leksionet filozofike e akademiko-shkencore me rëndëi të jashtëzakonshme kombetare të profesorit të madh Eshref Ymeri ku një nder ta është edhe ky shkrim i tij i datës 29 Qershor 2023 me titull “Fatos Tarifa ka mprehur shpatën kundër Albin Kurtit”
Profesor Ymeri është një personalitet erudit i rrallë, dhe nder shumë të pakët në Shqipëri të brumosur e të formësuar si patriot e kombetar. Ata të cilët janë patriotë e nacionalistë të vërtetë duhet të respektohen nga publiku e sidomos nga shteti dhe institcionet e tij pasi prej tyre kemi shumë se cfarë të mësojmë; kanë shumë se cfarë të mësojnë brezat që të edukohen me të vërtetat dhe me ndjesinë e formësimin patriotik , duke lexuar e mësuar prej leksioneve të tyre dhe në rastin në fjalë nga Profesor Eshref Ymeri.
TE PROFESOR YMERI GJËNDET JO VETËM INTELEKTUALIZMI ERUDIT,AKADEMIK , POLITIK,HISTORIK , LETRAR E GJITHËDIMENSIONAL POR TE PROFESOR YMERI I GJEN KËTO TË GERSHETUARA ME GUXIMIN INTELEKTUAL PËR T’U PËRBALLUR ME TË KËQIJAT,ME KORRUPSIONIN ,ME MASHTRIMET DHE ME TRADHTINË E POLITIKANEVE, INTELEKTUALËVE , MEDIAVE DHE ME KEQBËRËSIT PUBLIK E KOMBËTAR.
Ajo për të cilën shquhet profesor Ymeri është fakti se ai nga intelektualët, akademikët e profesorët nga Shqipëria është pothuajse i vetmi i cili ka mbështetur fuqishëm cështjen kombëtare në përgjithsi dhe gjithmonë e sidomos atë të Kosovës në vecanti.
Unë në këtë shkrim nuk kam për qëllim që t’i mbush mëndjen ndokujt për këtë se cfarë unë kam konstatuar dhe që vlerësoj për Prof. Ymerin , por mjafton dhe i ftoj lexuesit të hyjnë në internet dhe të lexojnë leksionet,shkrimet,opinionet dhe esetë e shkruara nga Prof. Ymeri,dhe ata vetë do të binden dhe madje do të habiten në atë se cfarë shkruan , promovon dhe edukon prof. Ymeri me shkrimet e tij patriotiko-kombëtare, artistike, shkencore e filozofike dhe me kritikën reale e faktike të tij kundër keqbërësve,korrupsionit dhe tradhtive.
Por tjetër te Profesor Eshref YMERI gjen edhe atë që shumë rrallë kush tjetër intelektual, profesor dhe akademik tjetër e ka ; te ai gjen edhe atë urtësinë, modestinë e jashtëzakonshme për vlerësimin, respektimin dhe për mrënjohjen ndaj të tjerëve për meritën e kontributet kombëtare të të tjerëve.
Prof. Ymeri është modeli perfekt intelektual i kritikës pozitiviste, të guximshme por edhe modeli i vleresuesit,respektuesit dhe i mirënjohjes së vepërmirëve kombëtarë.
Këtë titull shkrimi për atë se është mirë për Kosovën që ka në Shqipëri një Profesor si Eshref Ymeri, sepse ai është ndër të rrallët nga Shqipëria që i është përkushtuar Kosovës me gjithë shpirt, dhe se cuditërisht mediat e TIRANËS NUK BOTOJNË SHKRIMET DHE LEKSIONET E TIJ, SEPSE MJERISHT MEDIAT DHE INTELEKTUALËT, KUPTOHET DUKE PËRFSHIRË KËTU EDHE POLITIKEN E TIRANËS, ME PËRJASHTIME TË RRALLA NUK KANË NDJESI E AS PËRKUSHTIM KOMBËTAR, DHE AS NUK U INTERESON SHUMË KOSOVA DHE CËSHTJA KOMBËTARE.
Nga ana ime me këtë shkrim timin të shkurtër unë i shpreh konsideratën dhe respektin më të madh Profesorit të nderuar z. Eshref Ymeri për përkushtimin e tij për cëshjen kombëtare, i cili ua cjerr maskën djallëzore dhe interiguese disa pseudointelektualëve dhe intelektualëve të korruptuar, servilë dhe hipokritë.
Average Rating