Sali Berisha akuzohet për korrupsion, refuzon të takohet me oficerët e policisë

Read Time:1 Minute, 32 Second

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha nuk ka pranuar të takohet me zyrtarët e policisë shqiptare, duk e konsideruar shkelje të kushtetuese, nëse një deputeti i ndalohet liria e lëvizjes pa vendim të Parlamenti shqiptar. Berisha tha se përfaqësuesit e policisë i kanë shkuar mbrëmë në zyrën e tij, por ka refuzuar t`i takoj.

“Unë respektoj Kushtetutën, Edi Rama në panik kishte sjellë oficerë të lartë të shndërruar në mercenarë. Kushtetuta është Kushtetutë. Ky ishte një akt i turpshëm i Edi Ramës, i cili i urdhëron si mercenarë të shkelmojnë kushtetutën. Deputetit nuk mund t’i kufizohet liria në asnjëlloj forme pa vendim të parlamentit. Nuk pata asnjë takim vetë personalisht me to. Sepse do respektoj kushtetutën… e cila qartëson në mënyrë të kristaltë çdo veprim, pra deputetit nuk mund t’i kufizohet liria në asnjë lloj forme pa vendim të parlamentit”, tha Berisha.

Kujtojmë se Ish-kryeministri Berisha, po akuzohet për korrupsion pasiv dhe si pasojë i është ndaluar të udhëtojë jashtë vendit pas një vendimi të Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë (SPAK). Ky i fundit njoftoi se ia ka caktuar Berishës masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur” si dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”.

Berisha dyshohet si pjesë e një hetimi për dyshimet për korrupsion gjatë privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”.

Për të njëjtën çështje të shtunën u arrestua dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Ai akuzohet për “korrupsion pasiv në bashkëpunim” si dhe “pastrim parash”.

Sipas burimeve të RTSH-së, Malltezi është ndaluar nga policia në ambientet e Aeroportit të Rinasit.

Sipas padisë në SPAK, që është depozituar nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në kohën kur ishte kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, bëhet fjalë për një pronë rreth 10 mijë m2 në qendër të Tiranës, e cila në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100 mijë dollarë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Lajçak: Dy palët duhet t’i përmbushin plotësisht detyrimet e tyre
Next post <strong>Vladislav Inozemcev: Pesë arsye se pse në Rusi nuk do të ketë demokraci </strong>