Salihu: Nga data 01 deri më 31 tetor 2022 nis procesi i regjistrimit të Popullsisë në Luginë të Preshevës
Postimi i z. Sami Salihut:

“Qytetarë të nderuar të Luginës së Preshevës
Siç edhe tashmë jeni njoftuar, sot në Komunë të Bujanocit, bashkarisht, shumica e përfaqësuesve politik në Luginë të Preshevës kemi nënshkruar Memorandum Deklaratën ku kemi vënë shtyllat bazë dhe parimet elementare e demokratike për procesin e Regjistrimit të Popullsisë 2022 që do të mbahet nga data 01.Tetor deri më 31. Tetor 2022.
Janl disa momente të rëndësishme të kësaj Deklarate por ajo ç’farë është themelore është unifikimi i vullnetit politik të përfaqësuesve politik të Luginës si dhe bashkërendimi i tyre me këshillimet e ambasadave të huaja ndërkombëtare.
Në këtë fazë të procesit të Regjistrimit 2022, do të doja që t’ju thërrisja që gjithsecili nga ju, të aplikoni në linkun zyrtarë të Entit të Statistikave (https://popis2022.stat.gov.rs) që kryesisht regjistruesit të jenë shqiptarë.
Gjithashtu, Ju informoj që gjatl kësaj periudhe do të organizojë edhe takime me motrat dhe vëllezërit tanë nga mërgata , me qëllim që secili nga ju të jetë pjesë aktive e këtij procesi shumë të rëndësishëm për shqiptarët e Luginës.”
Më shumë storie
NJË LIBËR ME TË VËRTETA TRONDITËSE I PROF. DR. ESHREF YMERIT
SHPENDI TOPOLLAJ (Rreth librit “Rezonanca magnetike” për Rusinë dhe rusët”) Fill pas 24 shkurtit të vitit 2022, kur për...
Luginë e Preshevës: Mijëra shqiptarë në këtë rajon mbesin pa të drejta bazë
Mijëra shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja prej vitesh mbeten pa të drejtë vote, dokumente personale dhe qasje në shërbime...
Izet Mexhiti viziton Preshevën, me Sinanin flasin për vendkalimin kufitar
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhitin. Sinani ...
Medvegjë: Me aktivitete letrare shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit
Në kuadër të Ditës së Mësuesit, në shkollat shqipe të Medvegjës u mbajt një orë letrare me pjesëmarrjen e nxënësve...
Bujanoc: Mbahet seanca e parë e Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme
Sot u mbajt seanca e parë e Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme në Komunën e Bujanocit. Gjatë kësaj seance u...
Gjilan: Përkujtohen dhe nderohen dëshmorët e UÇPMB-së
Në Gjilan u organizua akademi kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së. Përfaqësues institucionalë, bashkëluftëtarë dhe familjarë e cilësojnë përjetësisht të paharruar sakrificën...
Average Rating