Sami Lushtaku: Drejtësisë nuk i kemi ikur asnjëherë, lufta jonë ishte për liri
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tash nënkryetar i Skenderjat, Sami Lushtaku ka shkruar në Facebook pas intervistimit nga Gjykata Speciale. Ai ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që u interesuan dhe e mbështetën.

“Dëshiroj të ju falënderoj përzemërsisht për interesimin dhe mbështetjen e madhe pas zhvillimeve të ditës së djeshme, të cilat kanë mundur të shkaktojnë shqetësime tek secili prej jush. Gjatë gjithë jetës sime jam munduar të punoj me nder, duke pasur në rend të parë interesin e vendit dhe popullit tim“, ka shkruar Lushtaku në Facebook.
https://www.facebook.com/SamiLushtaku/
Lushtaku është shprehur krenar punën e tij, duke thënë se drejtësisë nuk ikin asnjëherë.
“Jam krenar për gjithçka çfarë kam bërë për vendin tim, liria e të cilit erdhi pas luftës dhe sakrificës së mijëra dëshmorëve e martirëve të cilët ranë gjatë luftës sonë çlirimtare të vitit 1998-1999. Në kërkim të Drejtësisë Tranzicionale në Kosovë, ne shqiptarët kemi paguar çmim të lartë. Drejtësisë nuk i kemi ikur asnjëherë sepse lufta jonë ishte luftë për liri, barazi e demokraci. Kjo është e vërteta jonë!Jam mirënjohës përjetësisht ndaj secilit prej jush e kështu do të jemi bashkë gjithmonë!“, ka përfunduar ai.
Lushtaku të premten në mbrëmje është intervistuar nga Gjykata Speciale. Avoakti i tij, Artan Qerkni për mediat ka thënë se ai nuk është intervistuar si i dyshuar, derisa ka shtuar se i është konfiskuar telefoni.
Më shumë storie
Kriza politike mund ta çojë Kosovën drejt zgjedhjeve, paralajmërohen pasoja
Edhe pse po pritet interpretimi i Gjykatës Kushtetuese, dekreti i presidentes Vjosa Osmani ka krijuar mundësinë që vendi të shkojë...
Kuadratet e FSK-së do të rreshtohen për nder të Epopesë së UÇK-së
Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të rreshtojë kuadratet e saj,...
Për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, nesër qeveria e Kosovës mban mbledhje solemne
Në shënim të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nesër mbahet mbledhje solemne e Qeverisë së Republikës së...
Albulena Haxhiu: Nuk ka seancë nëse nuk ka dy kandidatë për president
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se nuk...
Rruga ’’Miftar ZARBICA’’– Një nderim për Veprimtarin dhe Humanistin nga Zarbica e Bujanocit
Gjilan – Komisioni Komunal për emërimin e rrugëve në Gjilan ka marrë vendim për të emëruar një rrugë në nder...
Publikohet agjenda me aktivitetet për shënimin e Epopesë së UÇK-së
Me rastin e shënimit të 28 vjetrit të Epopesë së UÇK-së, më 5, 6 dhe 7 mars institucionet shtetërore kanë...

Average Rating