Home » Lajme, Vendore » Sami Salihu (LR-PDSH) është për unifikim, por jo edhe me uzurpuesit e demokracisë

Sami Salihu (LR-PDSH) është për unifikim, por jo edhe me uzurpuesit e demokracisë

Mbrëmë në emisionin Rubikon në KTV pati një  debat të ashpërt mes bartësve të listës zgjedhore të PVD-së, znj. Ardita Sinanit dhe të APN-së, z. Shqiprim Arifit.

Në këtë debat mori pjesë edhe kryetari i Lëvzijes për Reforma të Partisë Demokratike Shqiptare (LR-PDSH) Sami Salihu si subjekt i ri politik i shkëputur nga PDSH-ja e Ragmi Mustafës, i cili  ka shpreh qëndrimin e tij se në Preshevë po vjen një Shpresë e re për gjithë qytetarët e Preshevës. Ai në këtë emision ka përçuar mesazhin e unitetit tek faktori politik shiptarë kur bëhet fjalë për çështjen e Luginës së Preshevës në raport me qeverinë në Beograd.

Kandidati për kryetarë komune nga lista zgjedhore e LR-PDSH-së, z.Sami Salihu  ka thënë në emisionin Rubikon të KTV-së se këto përçarje që po ndodhin mes faktorit politik shqiptarë, më së shumti shkojnë në favor të Serbisë.

“Ne nuk duhet shumë të fokusohemi tek inatet që kemi mes vete për shkak se sfidat që i ka komuna e Preshevës janë sfida serioze. Më shumë se kujtdo tjetër, Serbisë i konvenon që Lugina të jetë e përçarë sepse ne duke mos qenë unik karshi Serbisë përball kërkesave tona që janë të shtypura nga Serbia i shkon për shtati shtetit serb”, ka thënë ai.

Salihu bëri thirrje për krijimin e një politike të re e unike karshi Serbisë.

Ndërsa sa i përket qeverisjes në komunë të Preshevës ai ka refuzuar ketegorikisht një bashkëpunim me kryetarin e PDSH-ës që sipas tij e ka kapur partinë me familjarë e miq, dhe se vazhdimi i proceseve për Preshevën e Shpresës nuk mund të ndodhë me ngulfatësit e demokracisë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch