Home » Kulturë » Satirike – BABADIMRI NË ARREST!

Satirike – BABADIMRI NË ARREST!

N’ prag të motmotitBabadimri - Sh civile

Viti i Ri Shqiptar,

Vendosi të shkoj

Në burg vullnetar!

 

Një vendim të tillë

E mori urgjent,

Na u mbush burgu

Plot me deputetë!

 

Drejtorë e zyrtarë

Me nam të kësaj ane,

Me një fjalë pushteti

U futën n’ hapsane!

 

Tani që i kemi

Burgjet me risi,

Të jesh i burgosur

Ku ka më kënaqësi?!

 

Nuk është si dikur

T’ mbyllesh në birucë,

Me hajna të ndytë

E me do’ derrkucë!

 

Reformat këtë vit

Nuk na dolën klluqe,

Burgjet u bënë shkolla

E shkollat në burgje!

 

Ti o Vit i Ri

Me thesin majë shpine,

S’ta prek Qeveria

Me nder, asnjë qime!

 

Ngase Ti o Vit

Nuk na vjen si shpesh,

Për të mos na ikur

Dhuratat për lesh!

 

Sevdail Hyseni

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress