Schwabe i reagon Escobarit: Ne vendosim për aplikimin e Kosovës në KiE
Deputeti gjerman, Frank Schwabe i ka reaguar emisarit amerikan, Gabriel Escobar, i cili sot tha se Kosova pas vendimit për pronat e Manastirit të Deçanit, i ka edhe dy kushte tjera për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
“Me gjithë respektin për të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Këshilli i Evropës po bën të mundur gjëra që të tjerët nuk mund t’i arrinin. Dhe ne do të vendosim për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në bazë të rregullave dhe vlerave tona”, ka shkruar Schwabe.
Reagimi i tij vjen pasi një gjë të tillë e bëri edhe kolegu i tij Knut Abraham. Ky i fundit, i cili është edhe pjesë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka thënë se “ne vlerësojmë shqetësimet e Escobar, por mund ta sigurojmë atë se Asambleja Parlamentare do të vendos në mënyrë të pavarur për kriteret e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës dhe do të vlerësojë përmbushjen e tyre”.
Madje, ai duke ironizuar me Escobar ka thënë se “SHBA-ja s’do t’i përmbushte këto kritere ‘për shkak të dënimit me vdekje’”.
Më shumë storie
Turqi: Të paktën 66 të vdekur nga zjarri në provincën Bolu, Turqia shpall ditë zie
Turqia do të mbajë ditë zie të mërkurën për shkak të zjarrit që shpërtheu në një hotel në provincën Bolu,...
Donald Trump pezullon ndihmat e jashtme të SHBA-ve për 90 ditë
Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që pezullon përkohësisht të gjitha programet e ndihmave të jashtme të SHBA-ve...
SHBA: Donald Trump betohet si president i 47-të
Donald Trump u betua të hënën si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, duke u rikthyer në Shtëpinë e...
Në moshën 100 vjeçare vdes ish Presidenti amerikan Jimmy Carter, reagime nga udhëheqësit botëror
Udhëheqës botërorë dhe politikanë amerikanë reaguan ndaj vdekjes në moshën 100 vjeçare të ish Presidentit amerikan Jimmy Carter, i cili...
Ambasada amerikane e shqetësuar me moscertifikimin e Listës Serbe
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka shprehur shqetësim të thellë për veprimet e disa anëtarëve të Komisionit Qendror...
Vjosa Osmani kritikon BE-në për qëndrimet ndaj Kosovës: Po bëhet padrejtësi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur zhgënjimin e saj me qëndrimin e disa shteteve anëtare të Bashkimit Evropian ndaj...
Average Rating