Vaxhid Mehmeti Drejtori i Bibliotekës së qytetit në Preshevë Mehmet Jusufi pranoi sot afro 300 libra të dhuruara nga profesori i matematikës sejdi Billai autor i teksteve mësimore nga lënda e matematikës. Titujt në fjalë u dedikohen nxënësve shkollave fillore dhe të mesme në Luginë të Preshevë. është ky donacioni i dytë që profesor Sejdi Bilalli i dhuron këtij institucion kulturor.
Profesori I matematikës tani më pensionist Sejdi Bilalli autor I shumë teksteve mësimore nga lënda e matematikës I dhuroi sot rreth 24 titujt respektivisht 300 libra Bibliotekës së qytetit Mehmet Jusufi në Preshevë. Këto tekste mësimore ai i dhuroi me qëllim që nxënësit nga klasa e parë e shkollës fillore deri në klasën e dytë të shkollës së mesme kanë mundësi të përdorin gjatë mësimeve të tyre. me këtë veprim kam dashur ta nderoj profesorin tim i cili po mban emrin tani ky institucion kulturor. E Vaxhid Mehmeti, drejtori i Bibliotekës së qytetit ndihet i mjaft priveligjuar me dhurimin e librave për të dytën herë këtij institucioni. Ai e përshëndet profesorin Sejdi Bilalli që ka ndarë këtë donacion bibliotekës në fjalë.Vlera e librave të dhuruara sot bibliotekës nga profesori Sejdi Billali kap vlerën prej 500 eurosh ndërsa ai së shpejti do të na sjell edhe risi në tekstet mësimore nga lënda e matematikës për fëmijët gjate pushimeve./RTP/