SELMA KUÇEVIQ, ANTARE e BORDIT BOTUES NDËRKOMBËTAR të “GAZETA E ALPEVE”
SELMA KUÇEVIQ, është nga Tutini i krahinës së Sanxhakut, Deputete e Partisë Aksioni Demokratik e (SDA-së opozitare, me kryetar dr. Ugljaninin), deputete e Sanxhakut, e cila gjatë dy mandateve në Kuvendin Popullor të Serbisë ka kontribuar me veprimtaritë e saj për integrimet ndërballkanike e euro-atlantike në mes Sanxhakut me Kosovën, Shqipërinë, Luginën e Preshevës, një ndër 6 deputetet në Republikën e Serbisë që e ka njohur Pavarësinë e Shtetësinë e Kosovës, vjen nga një familje me tradita genetike të shquara për vendlindjen e tyre, Sanxhakun, babai i saj Shemsudin Kuçeviq ka qënë për gjashtë mandate kryetar i komunës së Tutinit dhe ishte një ndër personalitetet ma të shquara në Sanxhak, Serbi, Bosnje-Hercegovinë, Malin e Zi etj.
SELMA KUÇEVIQ ishte e Ftuar Nderi edhe në “Kuvendi Kombëtar i Alpeve” në Pejë, me 12 Nëntor 2022, ku nderoi me Praninë e Saj dhe e Pëshendeti Kuvendin, ishte në Panelin e Drejtimit të Kuvendit përkrah personaliteteve të tjera në Panel- nga Kosova e Shqipëria, SHBA e Europa, Mali i Zi e Australia.
“Kuvendi Kombëtar i Alpeve” në Pejë e dekoroi me Çmimin e Lartë “Elena GJIKA” për kontributet e saj në integrimet euro-atlantike në Ballkanin Perëndimor.
Politikanja 31 vjeçare SELMA KUÇEVIQ është Antare e Bordit Botues Ndërkombëtar rë “Gazeta e Alpeve” për Sanxhakun, si dhe për Bosnje-Hercegovinën dhe në Republikën e Serbisë, pasi edhe vet “Gazeta e Alpeve” është media PanShqiptare e NdërBallkanike, me shtrirje edhe në Europë, Amerikë, Kanada e deri në Australi.
“Gazeta e Alpeve”, në të gjithë historinë e shtypit shqiptar, është e vetmja gazetë shqiptare që në çdo numër të saj ka faqet speciale-tematike për Sanxhakun (nga 1 deri në 4 faqe), nganjëherë me shkrime edhe në gjuhën boshnjake.
Average Rating