Senatori amerikan: SHBA-të nuk kanë mik më të mirë në botë se Shqipëria

Read Time:1 Minute, 34 Second

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë mik më të mirë në botë se Shqipëria.

Me këtë thënie të senatorit amerikan, Chris Murphy, ka zgjedhur ambasadorja Yuri Kim të publikojë detaje nga diskutimet mes Murphy-t dhe senatorit Gary Peters në Tiranë.

“Senatorët ishin në Shqipëri për të forcuar marrëdhëniet me demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin”, shkruan Kim.

Sipas saj, si aleatë të NATO-s dhe anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, bashkëpunimi për çështjet rajonale dhe globale – nga mbështetja e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, te refuzimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, te largimi i miqve afganë nga rreziku, te forcimi i mbrojtjes kundër sulmeve kibernetike – është më e rëndësishme se kurrë.

Dy senatorët sot u pritën nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Ai përshëndeti vizitën e dy senatorëve amerikanë dhe vlerësoi vëmendjen dhe interesin në rritje të Kongresit amerikan për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Begaj vlerësoi gjithashtu marrëdhëniet e shkëlqyera me SHBA-të, si dhe nënvizoi, se për Shqipërinë e shqiptarët, SHBA-të mbeten partneri kryesor strategjik dhe miku e aleati më i madh i tyre.

Po ashtu u ndal edhe te sfidat e reja me të cilat po ballafaqohet rajoni i Ballkanit Perëndimor, si dhe rritjen e aktivitetit kërcënues nga aktorë të tretë dashakeqës ndaj zhvillimeve euroatlantike në rajon.

Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen edhe për bashkëpunimin dhe mbështetjen që agjencitë e specializuara amerikane po japin për përballimin e sulmeve kibernetike, që kanë si synim kryesor dëmtimin e infrastrukturës digjitale të shtetit shqiptar.

Duke iu referuar dialogut Kosovë-Serbi, ai nënvizoi nevojën e përkthimit të dakordësimit publik të Ohrit mes palëve në një marrëveshje të detyrueshme ligjore e të njohur ndërkombëtarisht.

Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me në qendër njohjen reciproke do të kishte një ndikim shumë pozitiv për sigurinë dhe progresin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, nënvizoi Presidenti Begaj.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Të shtëna armësh në Leposaviq, gjendet një veturë e braktisur e brenda saj një “AK-47”
Next post Shaip Kamberi: I kam dërguar shkresë Borrellit dhe Lajcakut për Luginën