Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë
Familja e Ruhan Muharremit nga Medvegja mbrëmjen e kaluar u kërcënua nga një grup personash të maskuar.
Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin Besart Muharremi, djalin e Ruhan-it. Ai tha se për këto kërcënime janë njoftuar autoritetet kompetente. Prindërit e tij janë intervistuar sot nga policia serbe në Medvegjë.
Serbë që kanë kënduar për rreth gjysmë ore këngë nacionaliste kanë hedhur edhe gurë e mjete të rënda në drejtim të shtëpisë së tyre.
“Prindërit e mi janë kërcënuar mbrëmë gjatë orëve të vona të natës nga një grup prej 15 personash në Medvegjë. Kanë kënduar këngë nacionaliste dhe kanë hedhur gurë në vetura e shtëpinë e prindërve”, tha Muharremi.
Ai mes tjerash tha se për rastin është njoftuar edhe OSBE-ja por edhe Ambasada e Shqipërisë.
Më shumë storie
28 Nëntori: Shqiptarët në mbarë botën festojnë ditën e Flamurit Kombëtar
113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët sot kremtojnë ditën e Flamurit Kombëtar, ditë kjo që ka hyrë...
Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës së Preshevës
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka kërkuar nga Universiteti i Prishtinës që të respektohet kuota e veçantë prej 2 për...
Grafite të kriminelit Mladiq në Bujanoc
Në qendër të Bujanocit janë shfaqur grafite me emrin e kriminelit të luftës, Ratko Mladiq. Politikani nga Lugina e Preshevës,...
Pasivizimi i adresave: Lugina e Preshevës me platformë për raportim
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar aktivizimin e platformës për raportimin e pasivizimit të adresave në...
Refik Hasanit, i është ndarë MIRËNJOHJE,
Si vlerësim ndaj veprimtarisë dhe, krijimtarisë publicistike që po vazhdon të kontriboj përmesë hulumtimeve, por edhe në opinione, vështrime publicistike,...
Haklaj: Misioni i UÇPMB-së është bashkimi me Kosovën!
Të dashur vëllezër dhe motra. Të dashur bashkëkombas! Familjarë të deshmorëve të Kombit! Veteranë të UÇMB-së! Sot në këtë ditë...

Average Rating