Home » Kulturë, Lajme, Vendore » SERBIA LEJON LIBRAT NGA KOSOVA TË HYJNË NË LUGINË

SERBIA LEJON LIBRAT NGA KOSOVA TË HYJNË NË LUGINË

Presheva komuna104069 ekzemplarë për shkollat fillore të Luginës, sot po kalojnë kufirin shtetërorë Kosovë – Serbi tek Dheu i Bardhë.

Edhe pse me 1 shtator nuk ishte arrit që librat shkollore të botuara në Republikën e Kosovës të shpërndahen nëpër shkollat fillore të Luginës, megjithatë këto libra ndonëse me vonesë, sot po kalojnë kufirin shtetërorë Kosovë – Serbi tek Dheu i Bardhë.

Përfaqësues të Këshillit Kombëtarë Shqiptarë, konsiderojnë se dita e sotme është e veçantë duke pas parasysh lejimin e kalimit të librave nga Kosova në Serbi, gjë e cila ishte mohuar kategorikisht nga kjo e fundit viteve të shkuara.

104069 ekzemplarë për shkollat fillore, fillimisht do të dërgohen në përfaqësinë e Ministrisë serbe të Arsimit në Vranjë, aty një komision verifikues do t`i kontrollojë përmbajtjet e tyre dhe më pas të njëjtat do të shpërndahen nëpër shkollat me mësim në gjuhën shqipe.

Ndryshe vite më parë Ministria serbe e Punëve të Brendshme ka konfiskuar mbi tetë mijë libra shkollorë, duke i ndaluar për përdorim , për shkak se të njëjtat ishin sjell në Luginë në rrugë alternative.

– Edhe Keshilli Nacional njofton per mberritjen e teksteve shkollore ne Lugine:

Me kete rast iu njoftojme se tekstet shkollore te kerkuara nga Keshilli Kombetar Shqiptar nga Ministria Arsimit, Shkences dhe Teknologjise te Republikes se Kosoves do te mberrijne sot rreth ores 12:00 tek pika kufitare Dheu i Bardh (Koncul.

Sherbimi per informim i KKSH-se.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress